Flash

Familja e tërë shkon në Infektiv: Takuam të prekurën me covid-19 në Durrës, na bëni analizat

Lapsi.al 10 March 2020
Familja e tërë shkon në Infektiv: Takuam të prekurën me

Një familje me 4 persona e cila rezulton të ketë pasur kontakte me të moshuarën e infektuar më koronavirus në Durrës ka kërkuar që t’i nënshtrohet analizës së Covid-19. Familja në fjalë ka shkuar pranë spitalit të Durrësit 6 ditë më parë dhe kanë rënë në kontakt me të infektuarën.

Sipas të njëjtave burime, familja ka kontaktuar me numrin 127, të vënë në dispozicion nga Ministria e Shëndetësisë, dhe personi që u është përgjigjur u ka thënë anëtarëve të familjes në fjalë se nuk kanë tamponë në gjendje, për të bërë të mundur marrjen e mostrës dhe kryerjen e analizës. Vetëm pas insistimit të familjes me katër anëtarë, këta të fundit janë futur në Infektiv dhe tashmë pritet që t’u bëhet analiza dhe të kuptojnë nëse janë apo jo të infektuar.

Numri i të prekurve me koronavirus në Shqipëri ka shkuar në 10. Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të tjerë që të ruajnë qetësinë, ndërkohë ata që kanë udhëtuar nga vende të prekura dhe ndiejnë simptoma të ngjashme me gripin, të telefonojnë në nr.127 dhe të mos shkojnë direkt në spitale.

Të këshilluara

Koronavirusi, AMA ka një thirrje për mediat

Autoriteti i Mediave Audiovizive ka bërë thirrje mediave përsa i përket programeve të drejtpërdrejta ose me regjitstrim me publik që të respektojnë kërkesat e d...

20:22

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI