Sikur të mos i mjaftojnë gjithë hallet që ka për të përballuar situatën e pandemisë globale me një mjeksi të shklyer copa copa nga koncesionet e oligarkave, Edi Rama po shfrytëzon edhe koronavirusin për një luftë me mediat. Ai ka akuzuar sot live emisionet e mbrëmjes që dezinformojnë publikun duke u marrë personalisht edhe me gazetaren Sonila Meço.
“Unë kam vite që nuk ulem në darkë të shoh debatet në televizione. Si mund të mblidhen një tufë gazetarësh aty në studio, të bëjnë debat për koronavirusin dhe të provojnë 127? Për provë? Pse për çfarë është 127, për gallatë?”– tha Rama.
Por, per koincidencë, fiks në të njëjtën kohë, live në Opinion, drejtori i urgjencës Barataj në një debat me gazetarë dhe opozitarë, merrte ambulancën dhe e urdhëronte "Eja ketu në TV Klan qe të shohin panelistët se keni aparat oksigjeni".
Me të njëjtën llogjikë të kryeministrit mund të bëhej pyetja: po pse për gallatë janë ambulancat e urgjencës? Po pse ky shou iu lejoka nje zyrtari?
Po Ramën nuk e shqetëson vartësi i tij, edhe njëherë në kohë krise ai ëndërron ti mbylli gojën shtypit si Jo Ximpingu në kohën e shperthimit të epidemisë në Vuan.
©Lapsi.al