Flash

Gruaja me koronavirus në gjendje të rëndë në spitalin e Durrësit

Lapsi.al 10 March 2020
Gruaja me koronavirus në gjendje të rëndë në spitalin e

Mjeku Pëllumb Pipero ka folur për situatën e pacientes së shtruar në spitalin e Durrësit. Bëhet fjalë për një 74-vjeçare e cila është në gjendje të rëndë. Ajo po mbahet me frymëmarrje të drejtuar me anë të tubave. Mësohet se ajo vuan edhe nga sëmundje të tjera të mushkërive. E moshuara është paraqitur 5 ditë më parë në spital dhe dyshimet janë se ajo është testuar me vonesë për koronavirus.

“Është e intubuar dhe e frymëmarrje të drejtuar. Është një rast i rëndë. Nuk kam të dhëna se sa vonë i është bërë analiza. Nëse personi ka pasur histori udhëtimi është bërë gabim që analiza nuk i është bërë më shpejt. Nëse mjekët janë ekspozuar pa mjete mbrojtëse kanë bërë gabim. Kini parasysh që mjekësia nuk është shkencë ekzakte, edhe ne bëjmë gabime. Po bëhet gjurmimi i të gjitha kontakteve. Unë besoj se të gjithë do dalin pozitiv por t’ja lëmë kohës,” – tha Pipero.

Të këshilluara

Koronavirusi, AMA ka një thirrje për mediat

Autoriteti i Mediave Audiovizive ka bërë thirrje mediave përsa i përket programeve të drejtpërdrejta ose me regjitstrim me publik që të respektojnë kërkesat e d...

20:22

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI