Flash

Drejt pezullimit transporti urban në Tiranë dhe Durrës

Lapsi.al 11 March 2020
Drejt pezullimit transporti urban në Tiranë dhe Durrës

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se po mendojnë të ndalojnë transportin urban në Tiranë dhe Durrës.

Në një komunikim live nga Facebook, Rama tha se nuk do të jetë çudi nëse numri i personave që infektohen ndërkohë që bën thirrje që njerëzit të kujdesen për veten.

“Jemi duke vlerësuar edhe ndalimin e transportit urban në Tiranë në Durrës. Fatmirësisht që kemi sfidën të përballemi, kemi eksperiencë nga vendet e tjera, kemi modelet statistikore dhe kemi të qartë çfarë duhet të bëjmë hap pas hapi.

Asnjë shtet nuk e ndal përhapjen e virusit por ka shumë rëndësi se si ndërton të gjithë sistemin mbrojtës dhe këto masa e bëjnë sistemin mbrojtës. Këto masa nuk merren përpara sepse nuk kanë asnjë vlerë, përkundrazi sjellin dëm të jashtëzakonshëm në jetën e përbashkët dhe ekonominë.

Sipas projeksioneve dhe skenareve të bërë për nivelin e numrit të afektuar do të rritet ditë pas dite, nuk ka asnjë çudi”, - tha kryeminstri.

Të këshilluara

Koronavirusi, AMA ka një thirrje për mediat

Autoriteti i Mediave Audiovizive ka bërë thirrje mediave përsa i përket programeve të drejtpërdrejta ose me regjitstrim me publik që të respektojnë kërkesat e d...

20:22

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI