Flash

Koronavirusi/ Edhe qeveria e Kosovës mbyll të gjitha shkollat deri në 27 mars

Lapsi.al 11 March 2020
Koronavirusi/ Edhe qeveria e Kosovës mbyll të gjitha shkollat deri

Qeveria e Kosovës ka vendosur për ndërprerjen e procesit mësimor në të gjitha shkollat e Kosovës për shkak të përhapjes së koronavirusit në vendet fqinje. Në mbledhjen e jashtëzakonshme që është duke u mbajtur, qeveria ka vendosur që procesi mësimor të pezullohet deri në 27 mars 2020. Po ashtu është marrë vendim edhe për vetë-karantim të të gjithë personave që hyjnë në Kosovë nga vendet që është përhapur koronavirusi. Po ashtu pezullimi i linjave ajrore.

“Përkeqësimi i situatës në Itali, Gjermani e Zvicër, raportimi për përhapje të koronavirusit në vendet fqinjë ka shkaktuar panik në vend. Në Kosovë akoma nuk kemi asnjë të konfirmuar më koronavirus. Por pavarësisht kësaj komitet në mbledhje e jashtëzakonshme ka vendos që të marren masa paraprake. Ndër këto masa ja ë: ndërprerja e procesit mesimorë në të gjitha nivelet deri me 27 mars 2020.

Pezullimi i linjave ajrore. Kontrolli kufitarë në të gjitha pikat kufitarë. Vetëkarantim i detyruar i të gjithë qytetarëve të Kosovës që hyjn nga vendet e prekura. Të gjitha aktivitetet publike do të zhvillohen të mbyllura pa praninë e publikut. Ndalohet veprimtaria e klubeve të natëa, palestrave pas orës 19:00. Të gjitha institucionet privatë e publike të marrin masa me dezinfektim për parandalimin e virusit”, - tha Arben Vitia, minister i Shendetesise.

 

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI