Flash

Infermierët e spitalit të Durrësit kundër ministres: Duam t’i shohim vetë që analizat janë negative

Lapsi.al 11 March 2020
Infermierët e spitalit të Durrësit kundër ministres: Duam

Pasi ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manstirliu deklaroi se rezultatet e një reparti të spitalit të Durrësit, ku ishte e shtruar 73-vjeçarja që vdiq sot nga koronavirusi, dolën negative, vjen një reagim nga personeli i këtij institucioni.

Në një komunikim telefonik me gazetaren e News24’ disa prej infermiereve, që ndodhen në karantinë, kanë deklaruar se ka qenë drejtoresha e spitalit ajo që i ka marrë në telefon dhe u ka dhënë lajmin e mirë.

Një prej infermiereve kërkoi që të njihej me përgjigjen e analizave personalisht ndërsa një tjetër shtron pyetjen për faktin se pse duhet të rrinë në karantinë për 14 ditë.

“Na mori drejtoresha na tha që nuk ka asnjë të infektuar por analizat janë bërë individuale. Përgjigjet i duam individuale të na i nisin t’i shohim. Drejtoresha na tha që do të qëndrojmë për 14 dite në karantine.

Nuk do të shkojmë në pune. Pse kur nuk jemi të infektuar duhet të qëndrojmë në karantine për 14 ditë si repart? Kemi frikë për fëmijët, për jetën. Që prej ditës së djeshme jemi ngujuar dhe na thanë që duhet të bëjmë analiza shtese se mos brenda 14 ditësh mund të shfaqet”, - tha një prej infermiereve.

Të këshilluara

Koronavirusi, AMA ka një thirrje për mediat

Autoriteti i Mediave Audiovizive ka bërë thirrje mediave përsa i përket programeve të drejtpërdrejta ose me regjitstrim me publik që të respektojnë kërkesat e d...

20:22

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI