Avokati i presidentit të SHBA-së,Rudy Giuliani, ka lëshuar akuza mjaft të forta ndaj Xhorxh Soros.
Me një postim në Twitter, ai ka akuzuar Sorosin se në Europën Lindore përdor ambasadat amerikae për të sulmuar kundërshtarët e tij.
Giuliani shkruan se Soros është armiku numër 1 i Partisë Republikane.
Postimi i plotë në Twitter i Rudi Giulianit:
Soros është armiku numër 1 i Partisë Republikane.
Ai është një anarkist. Ai ka themeluar DA-në për të liruar kriminelët.
Dhe në Europën Lindore, ai përdor ambasadat amerikane për të mbrojtur organizatën e tij dhe sulmuar kundërshtarët.
Ndiqni të mërkurën e kësaj jave rudygiulianics.com.