Flash

Fevziu ndeshet me Sokol Ballën, për majën e kullës së sahatit në Tiranë

Lapsi.al 15 February 2020
Fevziu ndeshet me Sokol Ballën, për majën e kullës së

Sokol Balla dhe Blendi Fevziu nuk kanë rivalitet vetëm për numrin e udhëtimeve nëpër botë ashtu sikurse i përshkruajnë rubrikat humoristike të shtypit, apo për audiencën e emisioneve të tyre katër herë në javë, por edhe për mënyrën se si bëjnë promovimin e asaj që do të shfaqin në ekran.

Prej disa ditësh drejtuesi i “Opinion” publikon foto dhe video në rrjetet sociale me pamje nga kryeqyteti. Vetëm në fund u morr vesh se ai po përgatiste një dokumentar për 100 vjetorin e Tiranës të cilin do ta shfaqë të hënën në mbrëmje.

Nuk vonoi shumë dhe të njëjtën gjë shpalli edhe Sokol Balla. Madje edhe ai se të njëjtën ditë (me diferencë një orë, Real story fillon në 21 00 ndërsa Opinion në 22 10) do të shfaqte një emission për shekullin që kryeqyteti ka lënë pas.

Por koincidencat nuk përfundojnë këtu. Të dy kanë vendosur të bëjnë promovimin e shout të tyre, duke u ngjitur në kullën e madhe të sahatit në cep të sheshit Skënderbej. E vetmja diferencë është se Fevziu hypi i pari dhe u fiksua në kamera ditën, ndërsa Sokol Balla e bëri këtë në mbrëmje madje duke marrë edhe Lali Erin me vete aty lart.

©Lapsi.al

Të këshilluara

Greqi, kapet shqiptari i arratisur nga burgu

Kapet një shqiptar i rrezikshëm në Greqi. Sipas mediave greke, shqiptari, 31-vjeçar ishte arratisur nga burgu ku vuante dënimin me 15 vite burg për grabitje me ...

10:56

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI