Flash

Nuk respektoi marrëveshjen me Greqinë, shkarkohet ministrja në Shkup

Lapsi.al 15 February 2020
Nuk respektoi marrëveshjen me Greqinë, shkarkohet ministrja në

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka shkarkuar nga detyra ministren e Punës dhe Politikës Sociale, Rashella Mizrahi për shkak të mosrespektimit të Marrëveshjes me Greqinë për zgjidhjen e kontestit për emrin.

Pas një debati të ashpër që ka përfunduar në orët e hershme të mëngjesit të ditës së shumë, me 62 vota për, deputetët kanë miratuar propozimin e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski për shkarkimin e ministres Mizrhai, e cila në këtë post ishte propozuar nga partia opozitare VMRO-DPMNE, e cila me dy ministra merr pjesë në qeverinë teknike deri në zgjedhjet e 12 prillit.

Ministrja e Punës dhe e Politikës Sociale, Rashella Mizrahi në disa paraqitje para mediave, kishte vendosur pas saj një pano me emrin e vjetër “Republika e Maqedonisë”, gjë që kishte nxitur reagimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, në adresë të të cilit, siç kishte deklaruar, ka ardhur edhe një notë proteste nga ana e Greqisë, e cila kishte tërhequr vërejtjet për pasoja të mundshme në rast se nuk respektohet Marrëveshja e Prespës.

“A jo me këto veprime ka rrezikuar të ardhmen euroatlantike të shtetit tonë. Disa herë ia kam tërhequr vërejtjen por ajo nuk e korrigjoi këtë sjellje. Të gjithë duhet të respektojnë Kushtetutën dhe ligjin dhe institucionet duhet të funksionojnë në mënyrë të përsosur”, ka deklaruar para deputetëve kryeministri, Oliver Spasovski.

Por, deputetët e VMRO-DPMNE-së kanë qenë të zëshëm në reagimet e tyre duke hedhur poshtë akuzat për shkeljen e marrëveshjes, meqë sipas tyre dokumenti ka një periudhë kalimtare deri në hyrjen e plotë në fuqi. Madje deputetët e opozitës ngritën dyshime nëse vërtetë ekziston nota e protestës nga Athina meqë letër të tillë ministri i Jashtëm, Dimitrov nuk e ka publikuar në opinion.

“Ka edhe shumë raste tjerë kur zyrtarët përdorimin e emrin e vjetër e një ndër to është edhe ministri i Jashtëm, Dimitrov. Ai në dokumentet që kemi siguruar nga Ministria që drejton, në shumë rast përdor emrin e vjetër, ashtu sikur edhe shumë zyrtarë të tjerë”, ka deklaruar deputeti i opozitës, Ilija Dimovski.

Ministrja e shkarkuar, Rashella Mizrahi, me prejardhje hebraike, në fjalimin e saj ka akuzuar edhe për antisemitizëm dhe fyerje tjera të rëndë mbi prejardhjen e saj.

“Ende pa hyrë në këtë ministri, si gruaja e parë hebre në historinë e Maqedonisë e emëruar si anëtare e qeverisë, unë kam qenë në shënjestër të sulmeve antisemitike, nga njerëz që nuk zgjedhin as mjete, as mënyrë, as fjalë për të më fyer. Kështu që në vend që të kritikonin punën time, ata kritikuan përkatësinë time fetare dhe kombëtare dhe më shënuar me një yll të verdhë”, ka deklaruar Mizrahi.

Marrëveshja mes Shkupit dhe Athinës për zgjidhjen e kontestit shumëvjeçar të emrit është arritur më 17 qershor të vitit 2018. Më këtë marrëveshje, Maqedonia ka ndërruar emrin në Maqedonia e Veriut, ndërsa Greqia ka hequr veton për anëtarësimin e fqinjit të saj verior në institucionet euroatlantike./ Marre nga REL.

Të këshilluara

Albin Kurti: Nuk jam takuar me Vuçiç

Kryeministri Albin Kurti deklaroi se nuk është takuar me Presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç. Ata kanë qenë të ftuar në një tryezë të rrumbullakët nga udh...

08:45

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI