Flash

Meta: Në shtetin e PPP-ve ekziston vetëm grushti i shtetit

Lapsi.al 15 February 2020
Meta: Në shtetin e PPP-ve ekziston vetëm grushti i shtetit

Në shtetin e PPP (Polici Parti e Propagandë) ekziston vetëm grushti i shtetit dhe shpopullimi i vendit. Kështu shprehet në një postim në “Facebook”, Presidenti Ilir Meta. Ai flet për një polici, parti dhe propagandë, ku nuk ekzistojnë as direktivat e BE-së dhe as Konventat Ndërkombëtare.

Postimi i Metës:

Në shtetin e PPP (Polici Parti Propagandë) nuk ekzistojnë as direktivat e BE, as Marrëveshja e Stabilizim Asocimit, as Konventat Ndërkombëtare, se kriteret e Kopenhagenit nuk i kujton më njeri që kur u mbyll Ambasada daneze këtu.

Në shtetin e PPP (Polici Parti e Propagandë) ekziston vetëm grushti i shtetit dhe shpopullimi i vendit.

Me miratimin në pabesi të plotë të ligjit anti-kushtetues të KRYEKÇK-së një ditë para mbërritjes në Tiranë të Komisionit të Venecias, të thirrur nga vetë Kuvendi një-partiak, nuk kanë më vlerë as thirrjet “Ndiq paratë” se tashmë paratë, pronat, çdo pasuri dhe të drejtat e shqiptarëve do përqëndrohen në një grusht të vetëm, falë grushtit të shtetit që finalizohet me shndërrimin e Gjykatës Kushtetuese në Polici kushtetuese të shtetit të PPP.

Të këshilluara

Greqi, kapet shqiptari i arratisur nga burgu

Kapet një shqiptar i rrezikshëm në Greqi. Sipas mediave greke, shqiptari, 31-vjeçar ishte arratisur nga burgu ku vuante dënimin me 15 vite burg për grabitje me ...

10:56

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI