Flash

Macron: Nëse raporti i KE-së është pozitiv, do mbështes nisjen e negociatave për Tiranën dhe Shkupin

Lapsi.al 15 February 2020
Macron: Nëse raporti i KE-së është pozitiv, do mbështes

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron tha sot se nëse rezultatet e raportit të Komisionit Evropian (KE) – që pritet të publikohet në mars –për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, janë pozitive, atëherë ai do të mbështesë nisjen e bisedimeve për anëtarësim në bllok për Tiranën dhe Shkupin.

Komentet e Macronit gjatë Konferencës për Siguri në Mynih, duket se po i japin fund bllokadës që këto dy vende të Ballkanit të lëvizin drejt anëtarësimit në BE dhe njëkohësisht dërgon sinjale për aleatët në BE se Franca ende mbështetë procesin e zgjerimit të bllokut me anëtarë të rinj.

“Ne po presim për raportin që del në muajin mars... varësisht, nëse rezultatet janë pozitive dhe ka besim, atëherë ne do të jemi në pozitë që të hapim negociatat”, tha Macron, raporton Reuters.

Macron kishte refuzuar që të miratonte nisjen e negociatave për Tiranën dhe Shkupin gjatë një samiti të mbajtur tetorin e vitit të kaluar, duke thënë se procesi i pranimit të anëtarëve të rinj të BE-së duhet të ndryshojë.

Ky ndryshim i qëndrimit të Macronit vjen para samitit BE-Ballkan që pritet të mbahet në muajin maj në Zagreb.

Të shqetësuar nga ndikimi kinez dhe rus në gjashtë shtetet që aspirojnë t’i bashkohen bllokut - Kosova, Serbia, Mali i Zi, Shqipëria Bosnjë e Hercegovina dhe Maqedonia e Veriut – Gjermania dhe Komisioni Evropian, kishin deklaruar se Macron bën gabim nëse bllokon anëtarësimin e tyre në Bashkimin Evropian. /Rel

Të këshilluara

Greqi, kapet shqiptari i arratisur nga burgu

Kapet një shqiptar i rrezikshëm në Greqi. Sipas mediave greke, shqiptari, 31-vjeçar ishte arratisur nga burgu ku vuante dënimin me 15 vite burg për grabitje me ...

10:56

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI