Flash

Manchester City rrezikon ti hiqet titulli i 2014: Raheem Sterling, Kevin De Bruyne e Aymeric Laporte shiten

Lapsi.al 16 February 2020
Manchester City rrezikon ti hiqet titulli i 2014: Raheem Sterling, Kevin De

Manchester City do ti duhet të rindërtojë financat nga e para, pas goditjes së fortë nga UEFA me përjshtimin për dy vjet nga Champions, e me shumë mundësi do ti duhet të shesë lojtarë si Raheem Sterling, Kevin De Bruyne e Aymeric Laporte, nëse Gjykata e Arbitrazhit Sportiv do të mbajë në fuqi dënimin dy vjecar nga Champions League që u vendos nga UEFA's Club Financial Control Body.

Sipas asaj që bën të ditur Daily Mail, City gjithashtu mund të shohë ti zhvishet titulli i Premier League i fituar në 2014 , nëse një hetim i brendshëm nga Premier League do të zbulojë se ata kanë thyer rregullat financiare, gjë që City e mohon. Tekniku spanjoll Pep Guardiola është shprehur në mbështetje të pozicionit të klubit dhe nuk ka rrezik që ai të largohet, por me hetimin e nisur në Premier League, City ende nuk është dënuar dhe deri tani spekulohet për heqje pikësh në këtë sezon, gjë që tani nuk ka shumë kuptim.

Nëse City është fajtor, Premier League mund ti lejojë komisionit të zbresë pikë në retrospektivë, që mund të kompromentojë pozicionet e renditjes së City në sezonet e përfolura. Edhe pse nuk është konfirmuar nga Premier League, periudha nën hetim duket se është ajo nga 2012 në 2016, pikërisht kur UEFA thotë se City ka tejkaluar të ardhurat nga sponsorizimet.

Është e qartë se City nuk do të ketë simpati nga 19 klubet e tjera të Premier League, një pjesë e mirë e të cilave do të ketë benefite nga dobësimi i Citizens.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Me sytë katër

PAPARAZZI