Flash

Video/ "Hileja" e Kale shpëton Tiranën nga humbja: proteston Skënderbeu, që ndali serinë e fitoreve të Egbo

Lapsi.al 15 February 2020
Video/ "Hileja" e Kale shpëton Tiranën nga humbja: proteston

Skënderbeu shkon pranë befasisë në Air Albania, duke barazuar 1-1 Tiranën, që ndalon kështu serinë e vetëm fitoreve, për herë të parë që kur Egbo është ulur në pankinën bardheblu. Ilir Daja tregoi se njihte fare mirë ish-skuadrën e tij, por korcarët janë nervozuar për golin me të cilin kryeqytetasit vendosën barazpeshën në minutën e 80. Në fakt, Kale është treguar inteligjent, duke nisur me shpejtësi lojën për Ngo'o, ndërsa topin e kthyer sërisht, braziliani e dërgon në rrjetë. Futbollistët e Skënderbeut pretendonin se topi ishte në lëvizje, por në fakt, Kale e ka ndalur me duar para se ta rivendosë në lojë.

Janë frenuar bardheblutë pas 9 fitoreve radhazi dhe në fakt Skënderbeu ka qenë skuadra më pranë fitores gjatë gjithë lojës. Daja i besoi ofensivës një Bregu në formë të shkëlqyer dhe ishte pikërisht vlonjati që shënoi golin e avantazhit për korcarët, në një ndeshje të hapur ku mundësitë për të shënuar nuk munguan për të dy skuadrat. Pellumbi për bardhekuqtë në të 71 dhe Hasani për Tiranën katër minuta më pas kishin mundësitë më të mirë për të realizuar, përpara se Kale të gjente 'hilen' e duhur.

Në fund, Ilir Daja mund të jetë më i zhgënjyeri në përfundim të ndeshjes, sepse Gripshi mund ti kishte dhënë fitoren në minutën e dytë shtesë, por me Likën të mundur, shpëtimtarin e bën Hoxhallari që largon mbi linjë topin e fitores së mundshme të korcarëve. Tirana ndalon në 41 pikë, po aq sa Kukësi që duhet ende të luajë, ndërsa shpreson të afrohet edhe Partizani, që luan të dielën kundër Lacit.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Me sytë katër

PAPARAZZI