Flash

Ironi për Klopp, cinizëm për Guardiolën: shqetësimet për Sarrin vijnë nga Anglia

Lapsi.al 15 February 2020
Ironi për Klopp, cinizëm për Guardiolën: shqetësimet

Pas humbjen në Verona, Juventus rinis në kampionat duke pritur Brescia. Ne klasifikim gjithcka është e barabartë me Inter e një pikë mbi Lazio, situatë që nuk i lejon tolerancë gabimi Maurizio Sarri: "Të luftosh deri në fund për titullin është stimuluese, duhet të gjejmë stimuj të rinj nga kjo situatë", shprehet tekniku që ndërkohë shpreh bindjen se bardhezinjtë duhet të përmirësohen: "Duhet të jemi më agresivë dhe të eleminojmë momentet tona të pasivitetit".

Por nëse Brescia është një kundërshtar që mbërrin me modesti në Torino, shqetësimet për teknikun vijnë nga ishulli. Në Angli Liverpool është kërcënimi kryesor për Champions e Guardiola për pankinën. Sarri megjithatë është përgjigjur në mënyrën e tij, duke filluar nga gjermani që citoi Juventus si favorite për Champions për shkak të organikës: "Edhe Liverpool do të thosha nuk ka një organikë të keqe. Jurgen po heq ca presion nga vetja në Champions".

Por nëse Liverpool është kundërshtar hipotetik, gjendja e Manchester City, pas dënimit për dy vjet jashtë Champions, mund ti sjellë tek dera shumë shpejt Pep Guardiolan, gjithnjë nëse spanjolli nuk vendos të qendrojë tek City pa Champions: "Unë do ta bëja - tha Sarri në konferencë për shtyp -, vitin e kaluar shkova tek Chelsea edhe pse nuk ishte në Champions. Nuk e konsideroj diskriminuese. Pastaj të shohim cfarë do të ndodhë me Manchester City, nuk mendoj se është vendim përfundimtar".

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Me sytë katër

PAPARAZZI