Flash

Sormani mohon krizën: Partizani në rritje, ia dalim në Laç"

Lapsi.al 15 February 2020
Sormani mohon krizën: Partizani në rritje, ia dalim në

Partizani ka fituar tre ndeshje radhazi, por asnjë prej tyre nuk ka qenë aq bindëse sa për ta konsideruar skuadrën jashtë krizës (një fitore në tetë ndeshje). I fundit nga tre takimet e fituara ishte 3-1 kundër Besëlidhjes, që fatkeqësisht i eleminoi të kuqtë nga Kupa e Shqipërisë. E megjithatë Adolfo Sormani nuk e sheh skuadrën në krizë: "Nuk jam dakord që skuadra është në një moment të vështirë - kundërshtoi italiani -. I respektoj opinionet, por unë i shoh në një kënd ndryshe. Skuadra gjithmonë ka rritje. Në 3 ndeshjet e fundit, kemi pësuar 2 goditje në portën portë ndaj kam të gjithë motivet e mia të mendoj që skuadra është në rrugën e duhur".

Këndvështrimi i teknikut në fakt nuk e nxjerr Partizanin nga vështirësitë, sepse me njërin objektiv të eleminuar dhe shtatë pikë diferencë nga vendi i parë i Kukësi në kampionat, një humbje të dielën në Laç do ta bënte që mundësia e vetme për Sormanin të mbetej prezantimi në Europa League sezonin e ardhshëm.

Italiani e di mirë dhe pret një ndeshje agonistike nga të tijtë, në një fushë që nuk i sjell pothuajse asnjëherë fat: "E dimë që na pret një ndeshje shumë e vështirë, ndaj një kundërshtari agresiv - shpjegoi tekniku -, por mendoj që tashmë skuadra është rritur dhe zhvillon një lojë tepër intesive. Jemi përgatitur edhe psikologjikisht, pasi e dimë mjaft mirë se çfarë ndeshje na pret në Laç".

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Me sytë katër

PAPARAZZI