Flash

Video/ 'Muri i verdhë' e Haaland shtypin Eintracht Frankfurt: Dortmund i dyti

Lapsi.al 14 February 2020
Video/ 'Muri i verdhë' e Haaland shtypin Eintracht Frankfurt:
Borussia Dortmund lë pas shpine humbjen me Bayer Leverkusen e merr përpara 4-0 Eintracht Francfurt, duke i dhënë një mesazh të rëndësishëm Bayern Mynih kryesues e Leipzig, që e ka arritur në vendin e dytë. Avantazhi është shënuar në minutën e 33' nga Piszczek, pastaj në pjesën e dytë verdhezinjtë janë impresionues: në të 50' shënon Sancho, në të 74' Guerreiro, por midis është goli i Haaland, që arrin kështu në kuotën 8 gola në 5 prezenca në Bundesligë. Frankfurt ishte i dorëzuar, ndoshta që kur pa koreografinë spektakolare të tifozëve të Dortmund, që ngritën murin e verdhë në stadium me tifozët dhe më pas në fushë me lojtarët... Borussia Dortmund ngre zërin e jepo mesazhin e qartë pretendentëve për titullin kampion të Gjermanisë: ai i Leverkusen ishte thjesht një gabim rruge. Verdhezinjtë kthehen të fluturojnë në Signal Iduna Park, ku kthehet sërisht tek goli edhe Erling Haaland, që mbërriti në kuotën 8 gola në 5 prezenca në Bundesligë (e vetmja ndeshje pa gol është ajo në fushën e Bayer). Trasferta në Vestfalia për Eintracht Francfurt përfundon me një pasiv 4-0, e mbi të gjitha me një simfoni autentike të Borussia, dominuese nga minuta e parë e tani -1 nga Bayern Mynih kryesues e me pikë të barabarta me Leipzig në vendin e dytë. https://www.youtube.com/watch?v=cBz74NXS8l0

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Plani për kontrollin e bashkisë/ Çfarë loje po luan Veliaj

Ç ’fshihet pas valës së spastrimeve në bashki? Çfarë simbolizon zëvendësimi në IKMT i një militanti patronazhist si Rigers Sheqeri me një besnik të Lalit si Halit Valteri? Pyetja që shtrohet: A mos Veliaj po mendon të dalë me një kandidat të mbështetur prej tij në garën për Tiranën?

14:39

Me sytë katër

PAPARAZZI