Flash

Arbitri i Milan-Juve "ngel në klasë": penalltia ndan specialistët, Juventus i penalizuar

Lapsi.al 14 February 2020
Arbitri i Milan-Juve "ngel në klasë": penalltia ndan

Arbitrimi i Valeri në gjysëmfinalen e vajtjes së Kupës së Italisë mes Milan e Juventus, i gjykuar negativ pothuaj nga të gjithë, ka shkaktuar tërbimin e tifozëve si kuqezinj ashtu dhe bardhezinj, që ndahen në fakt tek penalltia për Ronaldo, ashtu si dy teknikët Pioli e Sarri (për të parin inekzistent, për të dytin e pastër). Graziano Cesari, moviolisti italian ka analizuar vendimet e kontestuara.

BËRRYLAT E KESSIE E REBIC

"Në të 58' Kessie goditi me bërryl në mesfushë Cuadrado. Valeri u thërrit nga Var, por e mbylli cështjen duke thënë se pa gjithcka, me vlerësimin se ishte e pavullnetshme. Në realitet kartoni i kuq mund të qendronte. Më pak dyshime, në penalltinë e padhënë për Cuadrado, që pësoi një tjetër goditje me bërryl, këtë herë nga Rebic, në minutën e 20' të ndeshjes së dytë: ndërhyrja e sulmuesit kroat është e gabuar dhe i krijon dëme kolumbianit të Juventus, kështu që penallti".

PENALLTIA E RONALDO

"Nuk kam asnjë dyshim: nuk ishte penallti. Për më tepër që aksioni nisi nga një faull evident i Alex Sandro ndaj Ibrahimovic. Pastaj duhet analizuar edhe dinamika e faullit të Calabria: mbrojtësi i Milan kërceu me kokë, nuk gjeti topin, e kur ishte ende në ajër u godit nga topi i Ronaldos ndërsa ishte me shpinë, edhe pse me krahun të hapur. Nuk mund të bënte asgjë për të penguar me dashje Ronaldo".

ÇËSHTJE INTEPRETIMI

Në gjykimin e dizenjatorit të arbitrave, në fakt, penalltia është...penallti. Sjellja e mbrojtësit të Milan është ajo e atij që kërkon të zërë sa më shumë hapësirë goditje kundërshtarit. Calabria është në markim ndaj Ronaldo, e ka të qartë situatën, e di se nëse kalohet nga topi, pas shpinës së tij është portugezi gati të godasë. Mbrojtësi provoi ti dalë para, por i kaluar nga topi, mban krahun e majtë të hapur (gati 90° në krahasim me trupin) e ngre/hap këmbën e majtë drejt atij krahu për të rritur volumin e sipërfaqes së zënë. Këto vlerësime (të aprovuara edhe nga AIA) kanë akorduar penalltinë saktësisht.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Me sytë katër

PAPARAZZI