Flash

Rey Manaj është zëvendësuesi i Suarez, Setien: "Kemi bindjen se mund të na ndihmojë"

Lapsi.al 14 February 2020
Rey Manaj është zëvendësuesi i Suarez, Setien: "Kemi

Në vigjilje të sfidës në Liga kundër Getafe, Quique Setién ka komentuar grumbullimin e sulmuesit të Kombëtares së Shqipërisë, ish-lojtarit të Inter Rey Manaj: "Eshtë një lojtar që mund të na ndihmojë. Ndodhi dicka me lojtarët e tjerë dhe kemi një zëvendësues - shpjegoi trajneri i Barcelonës -. Kemi bindjen se mund ta na ndihmojë. Eshtë me ne prej pak kohe e duhet të adaptohet, por predispozita e tij është shumë e mirë e do ta mbajmë me ne sepse besojmë që në rast nevoja mund të kontribuojë".

Në pritje nëse Federata spanjolle do të japë lejen për të blerë një sulmues të ri, Barcellona mund ta ketë gjetur në shtëpi zëvendësuesin e Suarez apo Dembélé. E bëhet fjalë për Rey Manaj, shqiptari që si futbollist është rritur në Itali ku ka veshur fanellën e Cremonese, Inter, Pescara e Pisa. 22 vjecari është marrë nga klubi blaugrana, nga Albacete, në dritaren e janarit për të përforcuar repartin e avancuar të Barça B. Pastaj dëmtimet e Suarez e Dembélé kanë lënë një boshllëk në sulmin e skuadrës së parë, duke i hapur Manajt mundësinë për të luajtur përkrah Lionel Messi.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

Me sytë katër

PAPARAZZI