Flash

"Pranoj limitet e mia fizike": Pele reagon pas fjalëve të të birit

Lapsi.al 14 February 2020
"Pranoj limitet e mia fizike": Pele reagon pas fjalëve të

"Jam mirë e do të vazhdoj të pranoj limitet e mia fizike në mënyrën më të mirë të mundshme. Kam ndërmend të vazhdoj të rrotulloj topin". Këto janë fjalët e Edson Arantes do Nascimento, më mirë i njohur si Pelé. Pas deklaratave të të birit Edinho, që ditët e kaluara e kishin përshkruar si vetmitar dhe të vuajtur për një lloj depresioni, vetë O'Rey, që sot është 79 vjec, ka reaguar për ti qetësuar të gjithë: "Faleminderit për lutjet tuaja e shqetësimin tuaj. Jam mirë. Këtë vit do festoj ditëlindjen e 80. Kaloj ditë të bukura e të tjera që nuk janë edhe aq, është normale për njerëzit e moshës sime".

Kampioni më i madh i shekullit të kaluar për Fifa-n ka mohuar kështu frikërat e të birit mbi gjendjen psiko-fizike: "Nuk kam frikë, jam i vendosur e kam besim tek vetja. Nuk evitoj të respektoj impenjimet e një axhende të ngjeshur. Nuk kam frikë, jam i vendosur në atë që bëj".

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Plani për kontrollin e bashkisë/ Çfarë loje po luan Veliaj

Ç ’fshihet pas valës së spastrimeve në bashki? Çfarë simbolizon zëvendësimi në IKMT i një militanti patronazhist si Rigers Sheqeri me një besnik të Lalit si Halit Valteri? Pyetja që shtrohet: A mos Veliaj po mendon të dalë me një kandidat të mbështetur prej tij në garën për Tiranën?

14:39

Me sytë katër

PAPARAZZI