Flash

Dy derbi të humbur e më pak të ardhura: ja çfarë sjell për Partizanin eleminimi nga Kupa

Lapsi.al 13 February 2020
Dy derbi të humbur e më pak të ardhura: ja çfarë

"Ndeshja e parë na e vështirësoi punën dhe goli i pësuar na fundosi". Me këtë fjali Adolfo Sormani shpjegoi gjithë dështimin e një objektivi, të cilin Partizani e bëri të vështirë vetë. Strategjitë, dëshirat shpresat u shuan aq shpejt sa Sormani nuk pati kohë as ti mendonte me veten. E gjitha i kaloi si një film me metrazh të shkurtër në kohën që iu desh parabolës së Hajdarit të përfundonte në rrjetë në minutën e 5. Pjesa tjetër ishte kërkimi i dëshpëruar për të shpëtuar fytyrën, sepse golat për tu shënuar u bënë nga tre në pesë.

Një goditje psikologjike ajo e marrë në daljen nga dera e pasme në Kupë, po edhe ekonomike: derbi i luajtur në Arenën Kombëtare tregoi se inkasimi për derbin e kryeqytetit mund të ishte i jashtëzakonshëm. Por jo, nuk do të ketë as të ardhura plus, nuk do të ketë as derbi, të paktën jo në Kupën e Shqipërisë. Në cerekfinale kundër Tiranës Partizani humbi pikën e takimit dhe lejoi të shkojë aty Besëlidhjen. Ishte në fakt e vështirë të përmbysje 3-0 e ndeshjes së parë, por jo e pamundur po të kujtoje se po flisnim për skuadrën kampione në fuqi dhe kundërshtarin një kategori më poshtë.

Dështimi i të kuqve në këtë moment tranzicioni i ka kushtuar tifozëve dy ndërqytetase më pak dhe Sormanit qetësinë. Italiani mundohet të shohë pozitivisht, por skuadra reagon me vonesë dhe pavarësisht rasteve të krijuara tre golat e Telushit janë provë më evidente se fjalët e teknikut që pa sinjale pozitive nga sulmuesit…

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

Me sytë katër

PAPARAZZI