Flash

Klubi festoi 100 vjetorin, Daja e kërcënon: "I di pikat e dobëta të Tiranës"

Lapsi.al 13 February 2020
Klubi festoi 100 vjetorin, Daja e kërcënon: "I di pikat e

Skënderbeu ka nevojë për një provë bindëse në kampionat në mënyrë që të kthejnë shanset e prezantimit në Europë edhe në këtë drejtim. Pasi siguroi kalimin në cerekfinale të Kupës së Shqipërisë, korcarët tani kërkojnë suksesin në kampionat kundër Tiranës. Kryeqytetasit janë një skuadër që tekniku i bardhekuqve Ilir Daja e njeh mirë, duke punuar vetë më parë në klubin kryeqytetas. E natyrisht, në këtë pikë, një ide mbi nivelin dhe mentalitetin e skuadrës të cilën do ta ketë përballë tekniku e ka krijuar, por preferon ta ruajë surprizë në fushën e lojës: "Si të gjithë ekipet edhe Tirana ka pika të forta dhe të dobëta dhe në një lojë inteligjente kundërshtari duhet goditur pikërisht aty - shpjegoi tekniku - por nuk kam ndërmend ti zbuloj për ju përpara ndeshjes, duke i dhënë mundësinë kundërshtarit të korigjohet"

Krasniqi mban pezull Skënderbeun me teknikun që preferon ta ketë të gatshëm sulmuesin kundër bardhebluve, por që do të vendoset në ditët në vijim. Në fakt, kundër Tiranës që vjen nga një seri prej 9 fitoresh radhazi, nuk do të jetë e lehtë, por vetëm emri i kundërshtarit e motivon më tepër ambjentin bardhekuq: "Do të luajmë gjithcka për gjithcka - paralajmëroi Daja - sepse ne jemi një skuadër që e kemi të qartë kua duam të arrijmë. Nuk kemi ndërmend të mbyllemi prapa, mendoj se i takon Skënderbeut të jetë ofensiv, por në momente të ndryshme të lojës, nëse nuk shkon si duhet, mund të ndryshojmë sjellje".

Pavarësisht kësaj, me 28 pikë në vendin e tetë, korcarët janë në kërkim të tre pikëve, për tu larguar nga zona e playout dhe për ti dhënë një shtysë të re objektivit për tu përfshirë në garën për zonën europiane të renditjes…

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

Me sytë katër

PAPARAZZI