Flash

Real Madrid, strategjia plangprishëse për Mbappe, komplikohet nga oferta e PSG

Lapsi.al 13 February 2020
Real Madrid, strategjia plangprishëse për Mbappe, komplikohet nga

Kylian Mbappe është sulmuesi më i dëshiruar i Real Madrid dhe gjigantët spanjollë janë të gatshëm të bëjnë cmendurira për ta patur kampionin e botës në skuadër. Për ta marrë nga Paris Saint Germain në fakt nuk është kaq e thjeshtë, edhe pse Blancos kanë një ide si mund të cajnë rezistencën e francezëve.

AS, e përditshmja pranë Real Madrid, ka zbuluar të dhëna të rëndësishme në lidhje me cështjen Mbappé. Sipas asaj që bëjnë të ditur në Spanjë, Blancos po bëjnë një presing mbi sulmuesin francez që lojtari të mos firmosë rinovimin e kontratës, që i propozohet nga Paris Saint Germain, për ta tentuar më pas me një kontratë me shifra të rëndësishme në 2021.

Idea mund të jetë edhe e mirë, por në Paris nuk rrinë të shohin. PSG është gati të bëjë gjithcka për të siguruar rinovimin me Mbappé, kontrata e të cilit skadon në 2022. Sipas asaj që bën të ditur AS, klubi parisien ka gati një ofertë "të parefuzueshme" duke i propozuar sulmuesit një akord që të arrijë në nivelet e Messi e Ronaldo (rreth 50 milionë euro në sezon). Një mënyrë për të larguar përfundimisht pretendentët, Real Madrid të parin. Aktualisht francezi përfiton rreth 15 milionë euro në sezon dhe është lojtari i dytë në më i paguar në Ligue 1, pas shokut të skuadrës Neymar.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Plani për kontrollin e bashkisë/ Çfarë loje po luan Veliaj

Ç ’fshihet pas valës së spastrimeve në bashki? Çfarë simbolizon zëvendësimi në IKMT i një militanti patronazhist si Rigers Sheqeri me një besnik të Lalit si Halit Valteri? Pyetja që shtrohet: A mos Veliaj po mendon të dalë me një kandidat të mbështetur prej tij në garën për Tiranën?

14:39

Me sytë katër

PAPARAZZI