Flash

Blerja e fundit e Manchester United në karantinë: frika nga koronavirus izolon në palestër Ighalo

Lapsi.al 13 February 2020
Blerja e fundit e Manchester United në karantinë: frika nga
Aventura e Odion Ighalo tek Manchester United nuk ka nisur sigurisht në mënyrën më të mirë. Sulmuesi Nigerian, i mbërritur në minutat e fundit të merkatos riparuese nga kinezët e Shanghai Shenhua, është vënë në karantinë nga klubi i tij i ri për masa kujdesi kundër koronavirus e nuk ka mundur të bashkohet me shokët në grumbullimin dimëror në Marbella, në Spanjë, duke mbetur vetëm në Manchester për tu starvitur në një palestër të Taekwondo. Ighalo duhet të qendrojë larg nga skuadra për një total prej 14 ditësh, që korrespondojnë me kohën e inkubacionit të virusit, nga të cilët 11 tashmë kanë kaluar. Asnjë alarm, sidoqoftë, për ish-lojtarin e Udinese, por thjesht si aplikim i protokollit të sigurisë. United, mes të tjerave, kishte frikë se lojtari mund të kishte probleme të futej në Mbretërinë e Bashkuar pas transfertës në Spanjë, duke parë periudhën e kaluar në Kinë, e vendosi të mos kalonte rreziqe. Ighalo duhet të bashkohet me pjesën tjetër të skuadrës në përfundim të karantinës e mund të grumbullohet për sfidën me Chelsea në program të hënën 17 shkurt.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

Me sytë katër

PAPARAZZI