Flash

Raiola çmend merkaton: "Pogba nuk do ti vinte keq të kthehej tek Juventus"

Lapsi.al 14 February 2020
Raiola çmend merkaton: "Pogba nuk do ti vinte keq të kthehej

Mino Raiola sa herë flet për merkaton bën zhurmë dhe fjalët e tij pas ndeshjes gjysëmfinale të Kupës së Italisë mes Milan e Juve janë të tilla, sepse kanë mesazh të qartë nëpër rreshta. Pogba nuk është I lumtur në Angli tek Manchester United dhe hipotezat e merkatos e afrojnë me Real Madrid, por edhe Juventus: "Vendi i tij i dytë është Italia, i pëlqen idea e Juventus por tani është shumë shpejt për të folur për këto gjëra, ka një kampionat për të mbyllur e një Europian për të luajtur".

Një ndërthurje merkato që mund të afrojë me bardhezinjtë një tjetër të asistuar prej tij, portierin e Milan Donnarumma: "Nuk duam të ngremë pluhur. Nuk është momenti për të folur për rinovim. Është mirë, është i qetë e ka një kontratë. Ka një objektiv, me Milan, të kërkojë të futet në Champions nëse është e mundur. Eshtë e rëndësishme për të e për Milan. Duhet parë cafrë do të bëjë klubi. Në cdo rast po pres ende ndjesën e tifozëve milanistë",

Ibrahimovic nuk mund të mbetet jashtë vëmendjes, edhe pse është në moshën 38 vjecare: "Eshtë e mundur të rinovojë me Milan? Është një gjysëm projekt, mendoj se në fund të sezonit do të vendosë ai. Tani është në provë, të shohim; unë e këshilloj të ecë para e të zbavitet e të ndalet nëse nuk zbavitet më".

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

Me sytë katër

PAPARAZZI