Flash

Uefa vendosi: Manchester City përjashtohet nga Champions për dy vjet

Lapsi.al 14 February 2020
Uefa vendosi: Manchester City përjashtohet nga Champions për dy vjet

Uefa ka përjashtuar Manchester City nga Kupat e Europës për dy sezonet e ardhshme, përvecse i ka vendosur Citizens një gjobë prej 30 milionë euro, për dhunimin e Fair Play Financiar. Një goditje e fortë për klubin e Guardiola, që do të jetë i detyruar të qendrojë jashtë Champions për dy vitet e ardhshme. Sipas asaj që bëhet e ditur nga Dhoma e Gjykimeve e Uefa-s, klubi ka të drejtë të prezantojë ankimim kundër këtij vendimi në Gjykatën Arbitrale për Sportin. Për më tepër Uefa nuk do të komentojë më tek këtë vendim në këtë fazë.

Ashpërsia e përjshtimit nga të dy kompeticionet elitare të Uefa-s, dhe shkalla e gjobës, pasqyrojnë se sa seriozisht organet përkatëse të FFP-së të Uefa-s kanë marrë shkeljen nga klubi të rregullave dhe kodit të sjelljes.

City është gjetur fajtor nga Club Financial Control Body (CFCB) i UEFA-s pasi kishte fryrë në mënyrë false të ardhurat nga sponsorizimi, kur kanë bërë prezantimin e dokumentacionit për procesin e FFP-së. Konstatimi i fajit është arritur pas një hetimi të nxitur, nga publikimi i email dhe dokumenteve "të rrjedhura", nga revista gjermane Der Spiegel në nëntor 2018.

E-mailet dhe dokumentet e zbuluara duket se tregojnë që pronari i City, Sheik Mansour bin Zayed Al Nahyan, i familjes qeverisëse në Abu Dhabi, ishte kryesisht duke financuar sponsorizimin e madh vjetor, prej 67.5 milion stërlina, për fanellën e City, stadiumit dhe akademisë, përmes linjës ajrore të vendit të tij, Etihad. Një prej email të zbuluara tregonte se vetëm 8 milion stërlina nga ai sponsorizim në 2015-16 u financuan direkt nga Etihad, dhe pjesa tjetër vinte nga kompania e automjeteve të Mansour, për pronësinë e City, Abu Dhabi United Group.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Me sytë katër

PAPARAZZI