Flash

"Kukësi kampion": Nexhipi ndëshkuesi i Tiranës në derbi si lojtar, pret ta bëjë si drejtor me Blutë

Lapsi.al 14 February 2020
"Kukësi kampion": Nexhipi ndëshkuesi i Tiranës në

"Kampionatin e fiton, shpreson dhe besoj, Kukësi". 11 rezultate pozitive radhazi e kanë pozicionuar Kukësin në krye të klasifikimit në kampionat dhe në cerekfinale të Kupës së Shqipërisë, dy trofetë që Blutë kanë në synimet e tyre. Për ti shkuar titullit përballë në fakt rruga kalon nga Ballshi e Bylis është një kundërshtar që nuk sjell kujtime të bukura për Kukësin. Në fazën e parë, që aty blutë dolën të mundur, por këtë herë gjërat duken ndryshe: "Bylis është një skuadër e fortë dhe herën e fundit që shkuam aty na mundën - shpjegoi Nexhipi -. Duhet të bëjmë kujdes në një fushë shumë të vështirë. Kemi kualitetin e duhur për të kërkuar fitoren".

Forma dhe kualiteti i skuadrës së Shpëtim Duros e vendosin formacionin veri-lindor si kandidati kryesor, por në projeksionin e drejtorit sportiv Nderim Nexhipi, që theu heshtjen për një intervistë për RTSH Sport gara do të jetë e hapur dhe në të nuk përjashtohet Partizani: "Në këtë moment duket se rivali kryesor është Tirana, por duhet të kemi kujdes edhe nga Partizani se është shumë i rrezikshëm - vazhdoi drejtori sportiv i bluve - . Kampionati është i vështirë dhe pikët e dëshmojnë, por mendoj se do të luftohet deri në fund e ne kemi organikën për të përballuar të dy kompeticionet me sukses".

Ajo që bind më tepër drejtorin e Kukësit është organika që ka në dispozicion Duro. Kompletimi i repartit në janar me një tjetër blerje, ka përmbushur kërkesën e vetme të teknikut për të patur mundësinë ti japë frymëmarrje Shkurtajt: "Duro nuk ka patur kërkesa specifike, kështu që menduam vetëm të mbushnim boshllëkun që la largimi i Dakut - sqaroi Nexhipi - . Tani kemi mundësinë ti japim kohë edhe Shkurtajt të pushojë dhe të jemi të mbuluar në cdo repart, sepse e dimë që në janar është vështirë të gjesh lojtarin e duhur, nëse nuk del ndonjë mundësi".

Kukësi ka ecur deri tani në heshtje, edhe pse ka qenë në vendin e parë. Gjërat kanë funksionuar me sa duket, mjafton të kujtosh serinë e 11 ndeshjeve pa humbjem sepse e gjitha lidhet me idenë për të mbajtur lojtarët larg presionit e shpërqendrimeve, situatë që sipas asaj që tregon Nexhipi mbyllet, pas ndeshjes titull me Tiranën.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Me sytë katër

PAPARAZZI