Flash

Jurgen Klopp zgjedh favoriten për trofeun e Ligës së Kampioneve

Lapsi.al 15 February 2020
Jurgen Klopp zgjedh favoriten për trofeun e Ligës së Kampioneve

Edhe pse në Itali po kalon një periudhë të vështirë, Juventus vazhdon të gëzojë një konsideratë të lartë në të gjithë Europën. Aq sa sipas Jurgen Klopp, menaxherit të Liverpoolit, lojtarët e Juventusit janë favoritët për Ligën e Kampionëve. "Juventus është favorit për Ligën e Kampionëve. Para se të fillonte sezoni favoriti im për të fituar Ligën e Kampionëve ishte Juventus, por padyshim që nuk shikoj mjaftueshëm futboll italian, ndaj dhe nuk mund ta kuptoj se si nuk është në krye të renditjes me 10 pikë avantazh. Juventus ka skuadrën më të mirë që kam parë ndonjëherë në jetën time, me lojtarë cilësorë, është i jashtëzakonshëm", tha trajneri Liverpoolit për The Guardian.

Sipas Klopp, Të Kuqtë e tij janë akoma një faktor i panjohur pavarësisht se dominojnë në Premier League. "Skuadra e Bayern Munich është gjithashtu e rëndësishme, të gjithë po shkojnë mirë, PSG është po aq e pabesueshme. Dhe kurrë nuk mund të lini jashtë Barcelonën apo Manchester City. Unë nuk kam asnjë ide se ku mund të shkojmë, por për momentin nuk ka pse të mendojmë për këtë sepse duhet të përqendrohemi ekskluzivisht te Atletico. Ajo që unë di, sidoqoftë, është që vitin e kaluar ne treguam se mund të mundnim më të mirin. Kjo nuk do të thotë që do ta ribëjmë, por që mundemi. Ka shumë skuadra të forta dhe duhet të jesh i gatshëm për të luftuar, pastaj është edhe cështje fati, për të fituar duhet edhe ai", përfundoi Klopp.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Me sytë katër

PAPARAZZI