Flash

Video/ Barcelona nuk ka nevojë për Manaj të mposhtë Getafe por humbet edhe Jordi Alba

Lapsi.al 15 February 2020
Video/ Barcelona nuk ka nevojë për Manaj të mposhtë Getafe

Në javën e 24 të La Liga, në Camp Nou Barcellona mposht 2-1 Getafe e arrin momentalisht në krye të klasifikimit Real Madrid (që do të luajë të dielën në Bernabeu kundër Celta Vigo). Nuk kaloi pa frikë sfida për blaugrana, me Getafe që shënoi një gol me Nyom, por që u anullua. Menjëherë erdhi reagimi katalanas: Griezmann shënoi në minutën e 34', Sergi Roberto dyfishoi në të 40'. Getafe nuk shkoi më shumë se një gol ngushëllues, në minutën e 66' me Angel. Por lajmi i keq për Setien është dëmtimi në aduktorin e djathtë i Jordi Alba, që la fushën në lot pas 22 minutash lojë.

E megjithatë, nuk pati minuta për Rey Manaj, që e ka ndjekur ndeshjen nga pankina. Tekniku i Barcelonës kreu zëvendësimin e parë të detyruar me Firpo që mori vendin e Alba, ndërsa më pas Rakitic zëvendësoi Arthur. Në minutat e fundit, kur Setien vendosi të nxjerrë nga loja Ansu Fati mund të ishte momenti i sulmuesit të kombëtares shqiptare, por tekniku preferoi Vidal, duke e kthyer skuadrën me katër mesfushorë, edhe për të mos rrezikuar në minutat e mbetura.

https://www.youtube.com/watch?v=A-_UlaUg0Wo

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Me sytë katër

PAPARAZZI