Flash

Video/ Atalanta për Champions: Gjimshit asist, Pasalic spektakolar, lëkundin pankinën e Romës

Lapsi.al 15 February 2020
Video/ Atalanta për Champions: Gjimshit asist, Pasalic spektakolar,

Atalanta mposht 2-1 Romën në përplasjen direkte për zonën Champions e blindon vendin e katërt, duke shkuar + 6 nga skuadra e Fonseca. Dzeko zhbllokoi ndeshjen në fundin e pjesës së parë, duke përfituar nga një neglizhencë e Palomino, por mbrojtësi argjentinas mori faljen me golin e barazimit në fillimin e pjesës së dytë. Përmbysjen e firmosi Pasalic, i futur në lojë prej pak sekondash, që me një magji sigloi golin e fitores, duke e detyruar Romën në humbjen e tretë radhazi.

Për Romën ndryshon impakti me sfidën, por jo rezultati final. Kryeqytetasit iluzionuan për një pjesë loje duke nxjerrë në pah, nëse jo një lojë të bukur, sigurisht një grintë e agresivitet që i kishte munguar në ndeshjet kundër Sassuolo e Bologna. Morën avantazhin me të zakonshmin Dzeko, pak edhe me fat, por pastaj u rrëzuan në pjesën e dytë, nën goditjet e një Atalanta që vazhdon të luajë me një siguri të jashtëzakonshme në mundësitë që ka.

Të besuarit e Gasperini nisën pak më të ngurtë se zakonisht, por nuk shthuren e përmbysën situatën duke shfrytëzuar një gol spektakolar nga një rezervë luksi si Pasalic. Në pritje të ndeshjes me Valencia, Dea vazhdon marshimin e saj, ndërsa Roma merr humbjen e tretë radhazi, ashtu si nuk ndodhte nga 2014. Pankina e Fonsecas, 5 humbje nga fillimi i 2020, tani mund të mos jetë më kaq e sigurtë.

https://www.youtube.com/watch?v=C4sFByiNDMc

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Me sytë katër

PAPARAZZI