Flash

"Kampionati nuk mbaron nesër" Egbo e kalon ndalesën e parë me filozofi

Lapsi.al 15 February 2020
"Kampionati nuk mbaron nesër" Egbo e kalon ndalesën e

Fitorja e 10 radhazi mbeti në dëshira. Tirana nuk shkoi dot më shumë se barazimi 1-1 përballë Skënderbeut, madje rrezikoi shumë të dilte e mundur nga përballja me korcarët. Emanuel Egbo, tekniku bardheblu, nuk shqetësohet për prishjen e magjisë që e cuan formacionn bardheblu në një rrugëtim fantastik drejt kreut, duke e marrë situatën me filozofi, edhe nëse Kukësi del fitues në Ballsh të dielën: "Nuk bëj tifo për Bylisin - shpjegoi nigeriani -, janë një ekip që japin maksimumin në fushë dhe nuk dorëzohen lehtë, e di që ata nuk tolerojnë. Nuk mbaron gjithçka me rezultatet e nesërme. Do e shoh ndeshjen me qetësi, ka edhe 14 javë deri në fund të kampionatit".

Për Tiranën mund të ishte një shans i mirë parakalimi, duke qenë se ndër tre skuadrat e para ishte e vetmja që luante përpara publikut të shtëpisë, por tani jo vetëm rrezikon të shohë Kukësin ti largohet, por edhe Partizanin ti vijë pranë: "Nuk ka rëndësi kush na afrohet apo kush na largohet. Unë do të shikoj vetëm ekipin tim, dhe ndeshjen e radhës" komentoi Egbo.

Egbo është nga ata trajnerë që nuk kapen me individin dhe kundër Skënderbeut nigeriani doli sërisht në mbrojtje të skuadrës, por mes fjalëve një kritikë për Michael Ngo'o është: "Ngo'o është shtatlartë dhe menduam se do na bënte punë në sulm, por nuk ishte në ditën e tij më të mirë. Nuk mendoj se ishte gabim që zëvendësimet nuk i bëra më shpejt".

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Me sytë katër

PAPARAZZI