Flash

Komplikohet për Manaj tek Barcelona. Amor: "Sulmues i ri? Presim përgjigje"

Lapsi.al 16 February 2020
Komplikohet për Manaj tek Barcelona. Amor: "Sulmues i ri? Presim

Pankina e parë kundër Getafe, mbeti pankinë, por për Rey Manaj situata duket se po komplikohet, në shanset e sulmuesit të Shqipërisë për të qendruar në skuadrën e parë blaugrana. Guillermo Amor, Drejtori i Mardhënieve Institucionale të Barcelonës, ka folur në një intervistë për Movistar, për mundësinë e blerjes së një sulmuesi të ri, duke parë dëmtimin e gjatë të Dembelé (sipas rregullores) e ka deklaruar se klubi po pret aprovimin nga ana e komisionit mjekësor të Liga e të FEF: "Është thënë dicka e ndryshme, por nuk kishim ende përgjigje. Nuk dimë akoma asgjë, por në rastin kur klubi duhet të lëvizë jemi gati, sepse nuk reshtim kurrë së punuari, e bëjmë që nga faza përgatitore e kampionatit".

Në vigjilje të sfidës në Liga kundër Getafe, Quique Setién komentoi grumbullimin e sulmuesit të Kombëtares së Shqipërisë Rey Manaj, duke lënë të kuptohet se nuk është neglizhent ndaj potencialit të lojtarit: “Eshtë një lojtar që mund të na ndihmojë. Ndodhi dicka me lojtarët e tjerë dhe kemi një zëvendësues – shpjegoi dy ditë më parë trajneri i Barcelonës -. Kemi bindjen se mund ta na ndihmojë. Eshtë me ne prej pak kohe e duhet të adaptohet, por predispozita e tij është shumë e mirë e do ta mbajmë me ne sepse besojmë që në rast nevoja mund të kontribuojë”.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Me sytë katër

PAPARAZZI