Flash

E PLOTE/ Përplasi një 63-vjeçare? E vërteta e aksidentit të gazetares Ilda Beljeri

Lapsi.al 12 February 2020
E PLOTE/ Përplasi një 63-vjeçare? E vërteta e aksidentit

Një grua 63-vjeçare ka raportuar në polici se është goditur nga një automjet tip fuoristradë e zezë teksa po kalonte rrugën pranë urës së drejtorisë së Policisë së Tiranës. Ajo u ka thënë policëve se nuk arriti të identifikojë targën e makinës. Ngjarjen e konfirmoi edhe policia e Tiranës me një njoftim të shpërndarë për mediat.

“Më datë 12.02.2020, rreth orës 12:50, në bulevardin "Gjergj Fishta", ne afersi te Ures se Drejtorise Vendore te Policise Tirane, një mjet ende i paidentifikuar ka aksidentuar shtetasen E.GJ , 63 vjeçe , e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe së bashku me grupin hetimor po vijojne punen, per identifikimin dhe kapjen e mjetit qe ka shkaktuar aksidentin” – thuhet në reagimin e policisë, citon lapsi.al.

Por disa portale online shkruan se shkaktare e aksidentit ka qenë gazetarja Supersport, Ilda Bejleri. Vetë gazetarja e mohoi ngjarjen me një postim në rrjetet sociale.

Pas këtij reagimi Bejleri ka dhënë një tjetër variant për shqiptarja.com duke mohuar se është larguar nga vendi i ngjarjes. Gazetarja ka thënë se situata nuk ishte e rëndë dhe se ndaloi për të parë nëse zonja kishte dëmtim, por sipas saj automjeti nuk e kishte prekur fare. Për këtë arsye ajo tha se është larguar, por pa ditur se 63-vjeçarja me inicialet E.Gj do të bënte raportim në polici.

Vetë 63-vjeçarja u ka thënë efektivëve të policisë se "kaloi mes përmes makinave të ndaluara në rrugën pranë urës së drejtorisë së Policisë, dhe në momentin e nisjes së tyre një automjet e preku lehtë me pjesën anësore". 

Ndërsa në një variant tjetër që jep portali dritare.net e plagosura akuzon me emër dhe mbiemër gazetaren.

“Më hodhi dy metra tutje dhe nuk ndaloi. Ia bëra me dorë. Më pa dhe vazhdoi. Makinat ndaluan të gjitha, veç Ilda Bejlerit. Nuk e njoh po i thirrën në emër të gjithë dhe i kërkuan të qëndronte. Ajo u tha: “Pse këtu kalohet?” Pastaj ata më ndihmuan, më morën në makinë ata që thirrën vajzës të ndalonte dhe më çuan në spital. Këtu jam akoma. Me këmbë të thyer.

Të lutem mos ma thuaj emrin se e lexon mamaja ime. Është vetëm. Hallin e saj kam, jo timin. Na u prish shtëpia në Durrës nga tërmeti dhe erdhëm këtu derisa të gjejmë zgjidhje. Këtu ndodhi kjo që ndodhi. Më shtypën në mes të ditës, më hodhën si leckë dhe nuk ndaluan të më pyesin si jam. Vajza që më shtypi është Ilda Bejleri” – ka thënë e lënduara për këtë portal.

Deri tani moderatorja nuk është shoqëruar në polici, për sa kohë ende sipas saj nuk është identifikuar automjeti nga kamerat e sigurisë. Po ashtu mësohet se ajo nuk është vetëdorëzuar pranë autoriteteve për të dhënë deklarimet e saj në lidhje me ngjarjen. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI