Flash

Ministrat e qeverisë “Rama” manipuluan edhe sondazhin për njëri - tjetrin

Lapsi.al 11 February 2020
Ministrat e qeverisë “Rama” manipuluan edhe sondazhin për

Emisioni “Opinion” kishte bërë një sondazh online se cili është ministri më i njohur i qeverisë. Por një incident ka ndodhur me sondazhin pasi ka rezultuar se disa për disa ministra votat kanë qenë të manipuluara.

Nga totali prej 348 712 vota, rezultojnë se 307 864 janë të manipuluara.

Nga votat e manipuluara vendin e parë e mban ministrja e Financave Anila Denaj, e ndjekur nga Bledi Çuçi të Bujqësia, Olta Xhaçka e mbrojtjes, Elva Margariti e Kulturës, Gent Cakaj i jashtëm, Elisa Spiropali ministre e shtetit dhe Blendi Klosi – ministër turizmi.

“Çdo kompjuter ka një IP, ka një numër identifikimi i cili është si shasia e një makine. Votat reale janë IP të regjistruara në një kompjuter real. Votat e manipuluara janë IP që nuk janë reale. Ato quhen “Proxy” janë numra të cilat mund ti marrësh dhe mund ti identifikosh në një kompjuter. Mund të marrësh 100 mijë IP identifikuese vetëm në një kompjuter të cilat blihen në sisteme në palë të treta. Sa më i zoti të jetë manipuluesi aq më i shtrenjtë është Proxy. Një ip Proxy mund të jetë një kompjuter në SHBA, ishujt Fuji, Hawai etj”, - tha eksperti i IT, Gentian Progni në emision.

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI