Flash

Del VIDEO/ Kush fshihet pas makinës “Lincoln” ku Edi Rama u fut nga frika e Gjutës

Lapsi.al 11 February 2020
Del VIDEO/ Kush fshihet pas makinës “Lincoln” ku Edi Rama u fut

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka publikuar videon e momenteve të largimit të Edi Ramës nga selia e Partisë Socialiste mëngjesin e së hënës pas mbledhjes së kryesisë pak pasi u arrestua aty pranë Vladimir Gjuta i armatosur. Bardhi thotë se Rama lëvizi me një fuoristradë të blinduar private, në shkelje të shumë rregullave shtetërore.

“Makina private, “Lincoln” e blinduar, me targën TR 0370 T, me të cilin u largua Rama nga Partia Socialiste është automjeti privat i Olsi Ramës. Si i tillë, automjeti është i paprekshëm nga policia, njësoj si Audi AA 003 GB i Saimir Tahirit, me të cilin lëviznin lirshëm trafikantët e drogës të bandës së Habilajve.

Duke qenë se OFL e Edi Ramës po mburret me ndalimin e mjeteve të blinduara, pse nuk e ndalon për verifikim edhe Lincolnin e blinduar të Olsi Ramës, që përdoret në shkelje të ligjit nga i vëllai Kryeministër?" - thotë Bardhi që hedh dyshime edhe mbi aktivitetet e vëllait të kryeministrit.

"Edi dhe Olsi Rama duhet të japin vetë përgjigje për një pyetje të thjeshtë: Në çfarë aferash është përfshirë dhe çfarë e rrezikon Olsi Ramën, që është detyruar të përdorë një makinë të blinduar, e ndërtuar për të përballuar plumbat?!” – thuhet të reagimin e sekretarit të Përgjithshëm të PD-së. ©LAPSI.al

[video width="848" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2020/02/WhatsApp-Video-2020-02-11-at-20.43.58.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI