Flash

Ambasada amerikane 'shuplakë' qeverisë: Zhgënjyese, klima aktuale e biznesit në Shqipëri pengon investimet e huaja

Lapsi.al 11 February 2020
Ambasada amerikane 'shuplakë' qeverisë: Zhgënjyese,

Gjykata Administrative e Shkallës së parë Tiranë, ka pranuar sot kërkesën e kompanisë Albania Duty Free Distribution, me pronare bashkëshorten e gjyqtarit Gjin Gjoni, Elona Çaushi, për shfuqizimin e vendimit të Ministrisë Ministrirë së Financave për t’i anuluar autorizimin për për ushtrimin e aktivitetit tregtar në ambientet “Duty Free” në Aeroportin e Rinasit.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka publikuar një deklaratë për mediat pas vendimit të Gjykatës Administrative.

“Në situatën ku ndodhemi sot, rrethanat në lidhje me hapësirën Pa Taksë (Duty Free) në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës tregojnë sfidat me të cilat përballen investuesit e huaj në Shqipëri. Është zhgënjyese që klima aktuale e biznesit pengon rritjen e investimeve të huaja. Shqipëria duhet të zbatojë rregulla të drejta dhe transparente në mënyrë të barabartë për të gjitha bizneset. Shpresojmë që qeveria e Shqipërisë të shqyrtojë seriozisht sfidat në mjedisin aktual dhe të zbatojë ndryshime të prekshme, për të tërhequr investimet e huaja shumë të nevojshme”– shkruan ambasada.

Ditën e sotme Gjykata Administrative vendosi të pranojë padinë e shoqërisë ADFD për zonën e dyqaneve “duty free” në Rinas. Me vendimin e sotëm Gjykata rrëzoi urdhrin e Ministrisë së Financave që i anuloi lejen e shfrytëzimit për 5 vjet të tjera të “Duty Free” në Rinas nga ADFD.

Që prej korrikut të vitit të kaluar, kur nënshkroi dhe kontratën me Tirana International Airport (TIA) shoqërinë që administron aeroportin e Tiranës, kompania amerikane nuk ka mundur të marrë në zotërim zonën e dyqaneve “duty free”. Përmes një sërë padish në gjykata, Albania Duty Free Distribution (ADFD), kompania e cila ka administruar zonën “Duty Free” që prej viteve 2000, nuk u largua.

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI