Flash

VIDEO/ Një film vizatimor parashikoi 4 vjet më parë rrëzimin me helikopter të Kobe Bryant

Lapsi.al 27 January 2020
VIDEO/ Një film vizatimor parashikoi 4 vjet më parë rrëzimin

Vdekja shokuese e Kobe Bryant në një aksident me helikopter është parashikuar 4 vite më parë në një episod të serialit vizatimor “Legends of Chamberlain Heights”. Filmi komedi tregon bëmat e disa shokëve gjimnazi që janë rezerva në skuadrën e basketbollit të shkollës, por që duan me të gjitha mënyrat që të bëhen të famshëm.

Në këtë episod, që është hequr nga faqja e internetit Comedy Central, tregohet ish-basketbollisti që përplaset me helikopter. Bryant që shtrëngon trofetë e kampionit në duar, por helikopteri shpërthen në flakë.

Episodi quhet “End of Days” dhe është shpërndarë nga tifozët pas lajmit të hidhur të vdekjes së legjendës së Los Angeles Lakers. Comedy Central njoftoi në Twitter se do ta fshijë episodin nga faqja.

“Në shenjë respekti për Kobe Bryant dhe familjen e tij, do të heqim klipin e tij dhe ju kërkojmë që të mos e shpërndani”, - thuhet në komunikatë.

https://youtu.be/snoM6bmPaUE

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI