Flash

VIDEO/ E kërkoi një vajzë e vogël, zjarrfikësit shpëtojnë qenin nga gremina në Librazhd

Lapsi.al 22 January 2020
VIDEO/ E kërkoi një vajzë e vogël, zjarrfikësit

Rasti i një vajze nga Gramshi me siguri që do ju emocionojë. Ajo quhet Fjona Baçi dhe banon në periferi të qytetit në lagjen Koçaj. Është mjaft e lidhur më familjen, dhe familja bën gjithçka për të. Por Fjona ka përjetuar një shqetësim këto ditë.

Diku pranë shtëpisë së saj, një qen ishte i bllokuar në një shkëmb e nuk mund të dilte dot. Sa herë që qeni qante për ndihmë, bashkë me qenin qante edhe vajza. Familjarët nuk kishin mundësi që ta shpëtonin qenin. Sepse ai kishte ngecur në një zonë të thepisur. Ndaj prindërit vendosin që të kërkojnë ndihmën e Repartit Zjarrfikës.

“Sapo mësuam këtë lajm, menjëherë organizuam punën për të shpëtuar qenin, por mbi të gjitha për të plotësuar dëshirën e Fjonës”, - shprehet Ilir Llapushi, shef i repartit zjarrfikës në këtë qytet.

Operacioni nuk ishte dhe aq i lehtë. Burrave u është dashur që të zbresin me litar për të shkuar tek kafsha e gjorë dhe, pas shumë përpjekjesh e kanë nxjerrë atë prej andej. Fjona ka fluturuar nga gëzimi, por surprizat e saj nuk përfundojnë me kaq. Me një tufë të madhe me lule, e shoqëruar nga prindërit, ajo shkon tek reparti zjarrfikës për të falënderuar efektivin.

“Ishte një nga surprizat më të mëdha të jetës sime. Rasti na e ka sjellë që të bëjmë punë shumë më të mëdha dhe të vështira se sa kjo. Por rasti i Fjonës ishte vërtet emocionues” – tha shefi i zjarrfikëses.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI