Flash

Merr flakë makina në Elbasan

Një makinë është përfshirë nga flakët në qendër të Elbasanit, duke shkaktuar panik te qytetarët. Si&cced...

19:01

Vatër zjarri në Mat

Një vatër zjarri është regjistruar pasditen e sotme në fshatin Karicë, në Njësinë Administrative Baz, në Bash...

18:50

Tjetër vatër zjarri në Fier

Një vatër zjarri është regjistruar ditën e sotme në fshatin Topojë, në Fier. Sipas informacioneve paraprake, flakë...

18:44

Vatër zjarri në Pogradec

Një vatër zjarri është regjistruar ditën e sotme në fshatin Mëmëlisht, në Pogradec. Sipas informacioneve paraprake...

18:42

Video/ Teuta fiton, Bylis i tërbuar për penalltinë e munguar: "Aq e qartë sa nuk ka nevojë për kompetentë"

Lapsi.al 26 January 2020
Video/ Teuta fiton, Bylis i tërbuar për penalltinë e munguar:

Humbja e dytë radhazi për Bylis e për të dytën herë ballshiotët goditen nga episodet e gjykimit: kundër Tiranës dy gola të bardhebluve të parregullt e tani në Niko Dovana një penallti e paakorduar, që do të barazonte rezultatin. Krosimi nga e djathta është prekur dukshëm me dorë nga mbrojtësi durrsak, por Alla ka vazhduar lojën, nën protestat e forta të mallakastriotëve: “Nuk kishim agresivitetin e duhur në momente loje. Penalltia ishte aq e qartë sa nuk ka nevojë për kompetentë për ta dalluar. Duket qartë, por nuk jam unë ai që duhet të flas për këto vendime. Janë organet kompetente që merren me këto gjëra”, u shpreh shkurtimisht ndihmës trajneri i Bylis Arbri.

Teuta nuk shkëlqeu, por mori tre pikët me një supergol të Lorenco Vilës, në minutën e 11. Një ndeshje ku të dy ekipet mund të kishin shënuar, me portierët që bënë figurë të mirë. Tekniku Edi Martini mundohet të shohë pozitivsh situatën, duke iu gëzuar vendit të tretë, por ende shpërthimit të sulmuesve. Në fund një batutë edhe për Shkallën që vetëm pak ditë më parë kaloi nga Durrësi në Ballsh: "Nuk e prisja që Shkalla të shkonte tek Bylis, por është zgjedhja e tij", përfundoi Martini, Teuta e të cilit është ngjitur në kuotën e 31 pikëve dhe ndodhet në vendin e tretë, ndërsa Bylisi ndodhet një vend më poshtë me 30 pikë.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46