Flash

Merr flakë makina në Elbasan

Një makinë është përfshirë nga flakët në qendër të Elbasanit, duke shkaktuar panik te qytetarët. Si&cced...

19:01

Vatër zjarri në Mat

Një vatër zjarri është regjistruar pasditen e sotme në fshatin Karicë, në Njësinë Administrative Baz, në Bash...

18:50

Tjetër vatër zjarri në Fier

Një vatër zjarri është regjistruar ditën e sotme në fshatin Topojë, në Fier. Sipas informacioneve paraprake, flakë...

18:44

Vatër zjarri në Pogradec

Një vatër zjarri është regjistruar ditën e sotme në fshatin Mëmëlisht, në Pogradec. Sipas informacioneve paraprake...

18:42

Bota humbet Njeriun-Gjarpër: lamtumirë Rensenbrink, ylli i Hollandës së Cruijff

Lapsi.al 26 January 2020
Bota humbet Njeriun-Gjarpër: lamtumirë Rensenbrink, ylli i

Është shuar në moshën 72 vjecare Rob Rensenbrink një nga yjet e mëdhenj të Hollandës së Johan Cruijff, që ka bërë historinë me 'futbollin total', në vitet 70, finaliste e Kupës së Botës në 1974 e në 1978. Ish-sulmuesi i majtë vuante nga atrofia muskulare progresive, prej disa vitesh. Rensenbrink ka veshur fanellën e Anderlecht, me të cilët është shpallur kampion i Belgjikës në 1972 e në 1974, ka fituar Kupën e Kupave në 1976 e në 1978 e Superkupën europiane.

Njeriu-Gjarpër, kjo ishte nofka me të cilin thërritej Rensenbrink, do të mbahet mend gjithnjë edhe për shtyllën e goditur në minutën e 90' të finales së botërorit 1978 në Argjentinë, kundër vendasve, pas krosimit të Krol. Albileceste fitoi atë ndeshje 3-1 pas kohëve shtesë (1-1 në fund të kohëve të rregullta, me avantazhin e Kempes, barazimin e Nanninga). "Për më pak se 5 centimetra do të kisha modifikuar historinë e futbollit - ka thënë Resenbrink për atë episod -. Nëse do të kisha shënuar do ta kishin anulluar golin, duhet të fitonte Argjentina".

"Rensenbrink kundër shtyllës, Rensenbrink kundër shtyllës", fraza historike e komentatorit Theo Reitsma e njohur nga cdo tifoz hollandez. 'Kurrë titulli botëror nuk ka qenë më afër', shkruan federata hollandeze në kujtim të sulmuesit të lindur në Amsterdam. Në atë turne, kundër Skocisë Rensenbrink shënoi një gol historik, numrin 1000 në historinë e Botërorëve.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46