Flash

Merr flakë makina në Elbasan

Një makinë është përfshirë nga flakët në qendër të Elbasanit, duke shkaktuar panik te qytetarët. Si&cced...

19:01

Vatër zjarri në Mat

Një vatër zjarri është regjistruar pasditen e sotme në fshatin Karicë, në Njësinë Administrative Baz, në Bash...

18:50

Batuta spektakolare e Conte për merkaton: "Nuk është se morën gjysmën e Real Madrid"

Lapsi.al 25 January 2020
Batuta spektakolare e Conte për merkaton: "Nuk është se

Fusha dhe merkato në qendër të vëmendjes, me barazimin në Lecce si plagë ende e hapur, por që nuk ka zbehur vullnetin për të shkuar përpara, kokëulur, në këtë rrugë. Antonio Conte i ka paraprirë temave, në vigjiljen e ndeshjes me Cagliari e paralajmëron Inter të mos ulë përqednrimin, sepse ata "janë një skuadër e mirë dhe e tregon klasifikimi".

Natyrisht në vëmendjen e teknikut nuk mund të mungonte një riferim për të sapo ardhurit, apo atyre që mund të mbërrijnë së shpejti, në ditët e ardhshme më saktë: "Duhet të kërkojmë të përforcojmë skuadrën aty ku është e nevojshme me ide e inteligjencë, duke e ditur se nëse dikush futet, dikush duhet të dalë. Kështu është bërë deri tani, nëse më pas do të mbërrijnë para të tjera, mendoj se do të investohen. Por nuk është se kemi marrë gjysmën e Real Madrid...".

Në fund edhe një opinion për shkëputjen e Juventus: "Duhet të vazhdojmë të kemi entuziazëm pa parë të tjerët. Kemi fituar besueshmëri e tani të gjithë befasohen kur barazojmë në transfertë, por skuadra është përmirësuar me punë e duhet të vazhdojë ta bëjë".

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46