Flash

Neymar, Icardi e Mbappe në NBA: parisienët tifozë të Milwaukee Bucks

Lapsi.al 25 January 2020
Neymar, Icardi e Mbappe në NBA: parisienët tifozë të

Me dy futbollistët më të shtrenjtë në botë që e brohorisnin në Paris të premten në mbrëmje, Giannis Antetokounmpo iu desh pak kohë për t'i argëtuar ata. Ylli Grek e gjeti ritmin e tij vonë në lojë dhe realizoi 30 pikë dhe 12 kapje në tabelë për të ndihmuar Milwaukee Bucks kryesuese në NBA, të mposhtnin Charlotte Hornets 116-103 për fitoren e tetë radhazi.

Ndeshja e parë e sezonit të rregullt në NBA, në Francë, tërhoqi disa fytyra të famshme në Bercy Arena, mes tyre yjet e Paris Saint-Germain Neymar dhe Kylian Mbappé - ylli fitues i Kupës Botërore në Francë, apo i ardhuri i fundit nën Kullën Eiffel Mauro Icardi.

"Është çmenduri. Pjesa e çmendur është se ne jemi vërtet tifozë të mëdhenj të tyre dhe ata janë tifozë të mëdhenj të ekipit tonë. Nuk e pret kurrë që ata të dinë kush jemi dhe çfarë bëjmë, apo të jenë adhurues të Bucks, "tha Antetokounmpo, NBA MVP dhe tifoz i PSG." Por ishte e mahnitshme që ata erdhën në lojë. Ata erdhën në dhomën e zhveshjes, kemi shkëmbyer fanellat, kemi bërë fotografi me ta. "

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46