Flash

Kupa Mbarëkombëtare pret viston e Uefa-s: presidenti Ademi e sheh si hapi i parë drejt unifikimit

Lapsi.al 24 January 2020
Kupa Mbarëkombëtare pret viston e Uefa-s: presidenti Ademi e sheh si

Një kampionat i përbashkët, mes dy kombeve me gjuhë të njëjtë, ka qenë gjithnjë dëshira e madhe e Shqipërisë dhe Kosovës, por hapi i parë mund të jetë Kupa Mbarëkombëtare. Kosova është në një progres të vazhdueshëm për sa i përket futbollit dhe kjo reflektohet jo vetëm tek kombëtarja, por edhe skuadrat e kampionatit dhe struktura e lojës në përgjithësi. Është i kënaqur për arritjet e deritanishme presidenti i Federatës së Kosovës, Agim Ademi, që e sheh këtë turne si hapi i parë drejt unifikimit të kampionateve.

Presidenti i Kosovës shpjegon në detaje si do të funksionojë ky turne dhe është optimist se projekti, që tashmë është në duart e UEFA-s do të marrë aprovim: "Bëhet fjalë për një kupë ku do të marrin pjesë të gjitha skuadrat e Kosovës dhe Shqipërisë jo vetëm në elitën e futbollit - shpjegoi Ademi për RTSH Sport -. Do të jetë dicka e ngjashme me Kupën, përsa i përket sistemit, por do të përfshijë shumë aktorë ndaj dhe kosto do të jetë e larta. Për këtë arsye kemi dërguar projektin edhe në instancat shtetërore, sepse ne pretendojmë që për sa kohë nuk janë konsoliduar sponsorizimet dhe investimet, është e nevojshme ndihma e të gjithëve për të rimbursuar klubet pjesëmarrëse. Bëhet fjalë për një turne që do të luhet krahas të tjerëve, ndaj dhe për shpenzimet duhen ndihmuar klubet. Ne presim tani përgjigje nga Uefa, të cilës i kemi kërkuar që fituesi i kësaj kupe të përfaqësojë me një vend plus Kosovën ose Shqipërinë në Europë".

Presidenti Ademi natyrisht sheh përpara me optimizëm të ardhmen e futbollit në të dy vendet, duke mos ngurruar ta konsiderojë deri në një faktor të fortë në rajon, me skuadrat kombëtare, por shumë shpejt edhe klubet. Kosova është në një progres të vazhdueshëm për sa i përket futbollit dhe kjo reflektohet jo vetëm tek kombëtarja, por edhe skuadrat e kampionatit dhe struktura e lojës në përgjithësi. Është i kënaqur për arritjet e deritanishme presidenti i Federatës së Kosovës, Agim Ademi, që megjithatë e sheh ende Shqipërinë përpara, jo vetëm për nga infrastruktura, duke kujtuar një dekadë të kaluar mes problemeve që natyrisht nuk mund të mos ndikonin në Kosovë: "Mendoj se Shqipëria është një hap para Kosovës, ende - shpjegoi numri 1 i futbollit kosovar -. Për nga organizimi dhe infrastruktura, por edhe shtrirja. Të mos harrojmë se Kosova, për 10 vjet ka qenë jashtë lojës dhe është mbajtur me thonj për të qendë gati për këtë kohë. Kemi bërë progres, na ka ndihmuar sigurisht edhe Shqipëria, por e shoh ende përpara për futbollin, pavarësisht se disa gjëra i kemi më të mira ne".

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46