Flash

"Nëse nuk bën atë që thotë, nuk luan": Lukaku rrëfen 'rregullat' e Conte

Lapsi.al 24 January 2020
"Nëse nuk bën atë që thotë, nuk luan": Lukaku

"Conte na inkurajon të bëjmë më shumë, me të nuk dorëzohemi kurrë". Kuptimi i sezonit të Inter e Romelu Lukaku është i gjithi në këtë frazë, të theksuar nga vetë sulmuesi belg në një intervistë të dhënë për mediat angleze në të cilën ka shpjeguar përse zgjodhi të largohej nga United, e ta zbarkojë në Serie A: "Kisha nevojë të gjeja veten. Viti i kaluar ishte i vështirë për mua nga pikëpamja profesionale, sepse gjërat nuk shkonin si do të doja: duhet të gjeja brenda meje atë që më mungonte e arrita në konkluzionin se ishte koha të ndryshoja ambjent. Mendoj se kam bërë zgjedhjen e duhur".

Tek Inter, deri tani, Lukaku ka shkuar përtej pritshmërive. Lider në fushë e në dhomat e zhveshjes, finalizator e njeri skuadër, qendërsulmuesi perfekt për idenë e futbollit të Conte: "Lojtarët në dhomat e zhveshjes janë të përqendruar tek puna që duhet të bëjmë, sepse tekniku na rri mbi kokë gjithë ditën. Është dicka e mirë sepse kujtoj seancat e para stërvitore, një punë fizike me të cilën nuk isha mësuar" vazhdoi Lukaku për SkySportUK. "Por Conte është gjithnjë aty, i inkurajon lojtarët të punojnë. Kur shihja përreth, askush nuk qahej, të gjithë ia dilnin. Është dicka e vecantë sepse ndonjëherë trajnerët rrinë mënjanë dhe bëjnë batutra se ndoshta ti nuk ia del. Ai do që ti të bësh më shumë, por të inkurajon ta bësh. Duket e vështirë por asnjë lojtar nuk dorëzohet, sepse të jep energjinë për të vazhduar".

"Pastaj Conte nuk është nga ata që duhet ta zhgënjesh, ta thotë hapur, ta thotë në fytyrë nëse bën mirë apo po gabon. Më kujtohet një ndeshje në Champions League kundër Slavia Praga, në të cilën luajta keq, isha copë atë ditë. E ai më kritikoi para gjithë skuadrës. Nuk më kishte ndodhur kurrë bë karrierë. Më tha se do të më zëvendësonte pas 5 minutash nëse do të vazhdoja ashtu. Forcoi besimin tim dhe më zgjoi në të njëjtën kohë. E bën me të gjithë, nuk ka rëndësi kush je. Janë të gjithë njësoj: punojmë fort, stërvitemi e luajmë. Nëse nuk bën atë që thotë, nuk luan".

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46