Flash

Video/ Solskjaer ironizohet, Manchester United sulmohet: “Fëmijët nuk do ta veshin më fanellën e klubit”

Lapsi.al 23 January 2020
Video/ Solskjaer ironizohet, Manchester United sulmohet:

I turpëruar përpara tifozëve të tij, Manchester United ka kaluar një mbrëmje të hidhur në Old Trafford kundër Burnley. Red Devils mendonin se do ta kishin të lehtë kundër skuadrës së Sean Dyche, por kështu nuk ndodhi: Chris Wood hapi serinë e golave (39′), Jay Rodriguez i mbylli (56′), duke i cuar njerëzit e Ole Gunnar Solskjaer në ferr. Shumë tifozë kanë braktisur stadiumin përpara fërshëllimës së trefishtë e për një legjendë si Rio Ferdinand kjo është e papranueshme.

United ka humbur tre nga katër ndeshjet e fundit të Premier në 2020: kjo ka tërbuar tifozët në lidhje me drejtuesit. Ferdinand nuk ka qenë më i butë dhe ka shfryrë në studiot e BT Sport: “Është e turpshme e gjithë kjo. United nuk mund ta mbrosh, tifozët dolën nga stadiumi pas 85 minutash. Ata që drejtojnë klubin duhet të ndërhyjnë, të bëjnë dicka. Fmijët e shkollave në të gjithë vendin nuk do ta veshin më fanellën e Man United e nuk do të duan të vijnë këtu të shohin këtë klub. Askush nuk po i hedh bazat për të ardhmen".

Ferdinand ka kritikuar edhe Harry Maguire, mbrojtësin më të shtrenjtë të historisë, që kaloi nga Leicester tek United në verë, për 92 milionë euro: “Të tregojë pak dëshirë! Si kapiten Maguire duhet ta bëjë. Ishte në pozicion më të mirë në krahasim me Wood tek goli i parë, por nuk e bllokoi. Një mbrojtës nuk mund të qendrojë kaq larg kundërshtarit. United është konsideruar një nga klubet e mëdha në botë, por nuk duam të përfundojmë si Liverpool… Iu deshën 30 vjet të arrijë këtu ku është tani”.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46