Flash

Merr flakë makina në Elbasan

Një makinë është përfshirë nga flakët në qendër të Elbasanit, duke shkaktuar panik te qytetarët. Si&cced...

19:01

Vatër zjarri në Mat

Një vatër zjarri është regjistruar pasditen e sotme në fshatin Karicë, në Njësinë Administrative Baz, në Bash...

18:50

Befason Sarri, mendon tërheqjen: "Pas Juventus mund ta mbyll"

Lapsi.al 25 January 2020
Befason Sarri, mendon tërheqjen: "Pas Juventus mund ta mbyll"

"Pas Juventus mund të heq dorë nga trajnimi, varet nëse pas dy vjetësh do të kem ende energji apo jo", kjo është ajo që ka deklaruar befasisht Maurizio Sarri në vigjilje të kthimit të tij në Napoli si një ish- i madh. Tekniku i është kthyer edhe historive të vjetra, duke e patur të qartë llojin e pritjes që do ti rezervohet në San Paolo: "Nëse do të ketë fërshëllima do ti konsideroj një manifestim afeksioni. Ato për Higuain ishin të padrejtë".

Ajo në fakt që do të luhet në Napoli, sidomos pas deklaratave të bëra kohë më parë nga vetë tekniku kundër Juventus, kur ishte i ulur në pankinën e të kaltërve, do të jetë një ndeshje plot tension: "Është një ndeshje e vecantë, por nuk është e nevojshme të shpenzojmë energji për dicka personale, kur është në lojë një objektiv kolektiv".

Por tekniku që po udhëheq Juventus në krye të Serie A, me vetëm një humbje në kampionat, i ka befasuar të gjithë me refleksionin e tij për të ardhmen: "Në këtë moment nuk kam asnjë mendim. Pas kësaj eksperience mund edhe të heq dorë: varet sa energji do të kem e nëse do të mendoj se mund të bëj mirë... Presioni është një mit fals ajo që dikush ndjen, është ajo imponohet. Nëse dikush ndihet bosh e pa motive është më mirë të tërhiqet. Nuk e di nëse pas dy vjetësh, kur të më përfundojë kontrata do të jetë njësoj: nëse po vazhdoj, në të kundërt jo". Sarri ka folur edhe për rikthimin e Higuain tek Napoli, duke e bërë të qartë se nuk ka ndërmend të mos aktivizojë një lojtar vetëm për shkak të kontestimit të tifozëve.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46