Për merkaton e Inter, në pritje të mbërritjes së Eriksen, nyja e parë për të zgjidhur është ajo e qendërsulmuesit. Në fakt, misteri duket se po venitet dhe lidhet pikërisht me transferimin e Politanos. Sulmuesi zikaltër do të bëjë nesër vizitat mjekësore në Napoli e, menjëherë sapo të zyrtarizohet shitja e tij, Inter do të mbyllë operacionin për Giroud. Nëse francezi është tashmë vetëm një firmë larg italianëve, Matias Vecino është i destinuari të largohet. Uruguajani prej ca kohësh i ndarë në shtëpi është pranë kalimit në Premier League.

Pas nuk pati sukses në sondazhin e bërë nga Lazio e pasi provoi të negocionte me Tottenham (për Eriksen) e Napoli (për të arritur tek Allan), tek Inter ka mbërritur në orët e fundit një ofertë nga ana e Everton të Carlo Ancelotti për blerjen me titull definitiv. Marotta kërkon 20 milionë, por mesfushori ndërkohë e ka bërë të qartë se e preferon si destinacion.