Flash

Merr flakë makina në Elbasan

Një makinë është përfshirë nga flakët në qendër të Elbasanit, duke shkaktuar panik te qytetarët. Si&cced...

19:01

Vatër zjarri në Mat

Një vatër zjarri është regjistruar pasditen e sotme në fshatin Karicë, në Njësinë Administrative Baz, në Bash...

18:50

Tjetër vatër zjarri në Fier

Një vatër zjarri është regjistruar ditën e sotme në fshatin Topojë, në Fier. Sipas informacioneve paraprake, flakë...

18:44

Vatër zjarri në Pogradec

Një vatër zjarri është regjistruar ditën e sotme në fshatin Mëmëlisht, në Pogradec. Sipas informacioneve paraprake...

18:42

Video/ Tirana bën pesë, por Luftëtarin e fundos një penallti inekzistente

Lapsi.al 26 January 2020
Video/ Tirana bën pesë, por Luftëtarin e fundos një penallti

Tirana e Emanuel Egbo nuk ndalet dhe bën pesë fitore në pesë ndeshje që nigeriani është në detyrë e si për ta kurorëzuar, shënon pesë herë në portën e Luftëtarit. Protestojnë në fakt gjirokastritët, sepse në momëntin që po mundoheshin të futeshin në lojë, arbitri Klajdi Kola akordoi një penallti inekzistente në kontaktin mes portierit Qaqi dhe Ngo'o. Bardheblutë duhet thënë se ishin ekipi më i mirë në fushë, duke e dominuar ndeshjen, por ndihma i erdhi në momentin e duhur.

Kobina hapi serinë e golave, në minutën e 15, me kryeqytetasit që tentuar dhe realizuan thellimin e rezultatit që në pjesën e parë me golat e Bathës e Ngo'o. Të rinjtë e Cocllit nuk arritën të bënin atë performancë që bënë kundër Kukësit katër ditë më parë dhe humbën psikologjikisht pas golit të dytë, që Batha e shënoi vetëm dy minuta pas avantazhit.

Tirana e kohëve të fundit zbavit në fushë ndoshta kjo është merita më e madhe e Egbo në pankinë, që i ka përfshirë të gjithë lojtarët, të cilët ndihen të rëndësishëm në projektin e nigerianit. Michael Ngo'o gjithashtu, me anglezin që po bën të flitet për të vetëm për veprat në fushë dhe jo konfliktet në dhomat e zhveshjes. Spektakolar goli i tij.

Golin e vetëm për Luftëtarin e shënoi Çela, që nuk mjafton për të vënë në vështirësi një skuadër të kompletuar dhe plot dëshirë si bardheblutë. Në fakt, bluezinjtë ishin në momentin e tyre më të mirë, duke tentuar të futeshin në lojë me një gol të dytë, por janë shumë inekspert për të bërë keq, sidomos jashtë fushës së lojës.

E për ti dhënë goditjen e fundit shpresave të vakëta të Cocllit për të parë të tijtë të shënonin një tjetër gol e të vinin në panik Tiranën mendoi arbitri Kola, që pa 11 metërsh një ndërhyrje fare të pastër të portierit Qaqi në dalje drejt Ngo'o. Portieri kapi topin, përpara se anglezi të pengohej në duart e tij, por arbitri akordoi penalltinë nën protestat e gjirokastritëve. Muci shënoi golin e katërt, duke vendosur në kasafortë rezultatin.

Rezultat që u kompletua me dygolëshin personal të Bathës, që shënoi edhe të pestin për Tiranën në minutën e 75 me një silurë nga rreth 30 metra. Tirana vë nën presion Kukësin, duke i marrë proviziorisht vendin e parë, në kohën kur Blutë duhet të përballen me Partizanin në Air Albania.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46