Flash

Reagon spitali i Beratit: Çfarë ndodhi me vdekjen e 2 binjakëve 5-muajsh

Lapsi.al 26 January 2020
Reagon spitali i Beratit: Çfarë ndodhi me vdekjen e 2 binjakëve

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme në Berat, ku dy foshnje 5-muajshe, binjakë kanë ndërruar jetë.

Binjakët janë dërguar pa shenja jete në spital rreth orës 09:00 të mëngjesit, pavarësisht tentativës së prindërve. Familjarët dyshojnë se shkak ka qenë helmimi nga qumështi me kuti.

Nga analizat paraprake nuk ka rezultuar të ketë pasur shenja helmimi në trupin e tyre, edhe pse prindërit kanë pasur dyshime se foshnjet mund të jenë helmuar nga qumështi me kuti, me të cilin nëna i ushqente që nga dita e lindjes.

Mjekët dyshojnë te një tjetër pistë, se binjakët mund të jenë asfiksuar nga soba me dru në shtëpi.

Foshnjet që ndërruan jetë janë Rojan dhe Rojel Agalliu.

Ndërkohë ka reaguar edhe drejtoresha e Spitalit Rajonal të Beratit, Edlira Shkëmbi.

Sipas saj, në momentin që foshnjet kanë mbërritur në Spital nuk kanë patur shenja jete, ndërsa ,mjeku pediatër dyshon se mund të kenë ndërruar jetë një orë para paraqitjes për ndihmë mjekësore, raporton Syri.net.

Reagimi i plotë:

"Ditën e sotme, rreth orës 10.00, në shërbimin e Pediatrisë u paraqitën dy binjakë (djem), të moshës 4,5 muajsh, banues në lagjen Uznovë, të shoqëruar nga nëna e tyre.

Mjeku pediatër referon se, të dy fëmijët ishin pa shenja jete kur mbërritën në spital dhe mund të kishin rreth një orë që kishin vdekur. Në këto kushte, mjeku thjesht ka konfirmuar vdkjen, pa patur mundësi të jap ndihmën mjekësore.

Fëmijët nuk janë paraqitur më parë në spital për vizitë dhe nuk kemi informacion mbi historikun apo problematika për shëndetin e tyre.

Fëmijët u transportuan në morgun e Spitalit dhe menjëherë u njoftua Mjekësia Ligjore dhe Policia për të gjetur shkakun e vdekjes"

Të këshilluara

LDK nuk tërhiqet: Duam kryetarin e Kuvendit

Lëvizja Demokratike e Kosovës nuk tërhiqet nga këirkesa për të marë postin e kryetarit të Kuvendit që tashmë e mban Galuk Konjufca i Vetëvendosjes pas një votim...

18:01

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI