Flash

Shefat e policisë i ankohen Veliut për heqjen e telefonave: Radiot nuk kanë valë

Lapsi.al 25 January 2020
Shefat e policisë i ankohen Veliut për heqjen e telefonave: Radiot nuk

Urdhri i drejtorit të Policisë së Shtetit Ardi Veliu për të hequr telefonat gjatë shërbimit për të shmangur dekonspirimin e operacionit është debatuar dje në mbledhjen me dyer të mbyllura në qytetin e Shkodrës.

Policia vendore e Shkodrës zhvilloi analizën një vjeçare të vitit 2019. Në këtë mbledhje mori pjesë edhe drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit Ardi Veliu dhe zëvendës drejtori Gjovalin Loka.

Drejtori Veliu ka kërkuar që lufta të jetë edhe më e fortë për të zeruar kultivimin e kanabisit kryesisht në zonat malore.

Kreu I policisë ka kërkuar eleminimin total të fenomemit të kultivimit të bimëve narkotike, pasi edhe pse ka një rënie, Shkodra vazhdon që të jetë një pikë e kuqe në hartën e rajoneve problematike sa i përket kultivimit të drogës.

Por disa shefa policie i kanë shprehur shqetësimin për ndalimin e përdorimit të telefonëve duke thënë se në disa zona të largëta si Vau Dejësi por edhe të tjera radiot nuk kanë valë.

Drejtori Veliu ishte i prerë në këtë diskutim duke thënë që në mënyrë absolute askush nuk duhet që ta përdor telefonin por vetëm radion e policisë për çështje pune dhe raportime të ndryshme policore.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI