Flash

Zbardhet dëshmia e kryebashkiakut të Bulqizës para prokurorëve: Më lini të mendohem

Lapsi.al 24 January 2020
Zbardhet dëshmia e kryebashkiakut të Bulqizës para

Kryebashkiaku i Bulqizës Lefter Alla do të paraqitet sërish në Prokurorin e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Ai do të japë sqarime më të detajuara në lidhje me videon e publikuar ne ABC News, ku shihet duke konsumuar kokaine në një lokal.

Sipas burimeve, Lefter Alla është shprehur mbrëmjen e të enjtes se donte kohë që të mendohej për disa detaje, që do të japë përpara grupit hetimor. Gjithashtu Alla ka sqaruar përpara prokurorit Eneid Nakuçi, se nuk e kujton se ku ka qenë në periudhën në të cilën është regjistruar videoja, dhe se kur ka qenë në atë lokal.

Po ashtu, kryebashkiaku i Bulqizës mësohet të jetë shprehur se videoja e publikuar i përket kohës para se ai të merrte mandatin e qytetarit të parë të Bulqizës. Alla është shprehur se nuk është përdorues i lëndëve narkotike, dhe se nuk ka arsye që ti nënshtrohet testit të drogës. Sipas ligjeve në fuqi duke qenë se Alla nuk është kapur në kushtet e flagrancës është e drejta e tij të vendosë nëse do ti nënshtrohet ose jo testit të drogës.

Po i njëjti burim ka saktësuar se Alla ka mohuar që në videon e publikuar të jetë ai. Ndërsa avokati i tij është shprehur se video është e paqartë dhe nuk kuptohet se kush është personi në video. Burime pranë grupit hetimor kanë bërë me dije se kanë nisur hetimet për të bërë të mundur identifikimin e personave të pranishëm në video, dhe lokalin ku pretendohet që ka ndodhur ngjarja.

Ndërsa prokuroria ka dyshime se bëhet fjalë për një lokal në kryeqytet ku Alla ka qenë në shoqërinë e disa personave të tjerë. Prokuroria e posaçme ka marrë gjithashtu edhe dëshminë e gazetarit Artan Hoxha, i cili publikoi videon.

Hoxha u shpreh se do të bashkëpunonte me prokurorinë për çdo rast, nëse prokurorëve do u duhej ndihma e tij. SPAK e ka nisur hetimin kryesisht për nenin 283/b, por që do të jetë një rrugë e vështirë për të provuar juridikisht të vërtetën. /ABC News

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI